Pas zërave që Çiljeta dhe Alban Hoxha do të bëhen prindër sërish, këngëtarja reagoi në Instagram duke mohuar thashethemin. Ajo thotë se “s’kanë mbërritur te goli”. Ndoshta me këtë frazë Çiljeta i referohet artikullit të publikuar nga Panorama.com, ku shkruhet “Goli i Alban Hoxhës, gardiani i Partizanit në pritje të një fëmije me Çiljeta Xhilagën”.
“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës siç kemi bërë gjithmonë. Ju uroj një fundjavë të bukur!” – shkroi Çiljeta në Instagram.
View this post on Instagram
Mesa duket, çifti është gati për një fëmijë të tretë në familjen e tyre. Çiljeta tha në korrik të një viti më parë se “ka ndërmend të bëhet sërish nënë”.
“Pa diskutim që po. Kam qenë vajzë e vetme dhe e kam vuajtur këtë pjesë, kështu që kam dëshirë që në jetën time të kem shumë fëmijë, kështu që në të ardhmen si dihet asnjëherë.”