Tatuazhet e dedikuara janë përjetime personale – që do të thotë se janë të ndryshëm në njerëz të ndryshëm – megjithatë kjo nuk do të thotë që të mos frymëzoheni nga një model i caktuar. Nëse jeni prindër dhe dëshironi t’u dedikoni diçka fëmijëve, disa ide:
Loredana shkroi emrin e të bijës, Hana, në pjesën e prapme të parakrahut.
Mozzik ka portretin e Hanës në pjesën e brendshme të parakrahut.
Alfio ka një balonë ku shkruhet “Dad” (baba), dedikuar ardhjes në jetë të djalit të tij, Noah.
Fatma bëri tatuazh shputat e vockla të Noahs në pjesën e prapme të kyçit të këmbës.
Bora Zemani ka dy kristale bore te kyçi, që simbolizojnë emrin e saj dhe të të birit, Arborit.
Visjan Ukcenaj shkruan në krahë “I kërkova Zotit një mrekulli, Ai më dha djalin”.
Siç e thamë më sipër, tatuazhet janë përjetime personale, ndaj bëni çfarë ju pëlqen dhe ju përfaqëson. Thjesht tregoni kujdes, që të mos e pësoni si Orlando Bloom.