Nëse keni parë foton e fundit të postuar nga Adrola Dushi, me siguri ju shkoi mendja për një tatuazh matchy-matchy me shoqen e ngushtë/motrën! Dushi, bashkë me mikeshën e saj prej shumë vitesh, modelen Kristina Baki vendosën t'i "festojnë" vitet e shoqërisë me një tatuazh në pjesën e sipërme të krahur.
Siç shihet në foto vajzat, kanë zgjedhur të shënojnë vitin (2012) në mënyrën më minimaliste të mundshme.
"Gjithçka filloi këtu!"- shkruan Adrola dhe e dimë që doni versione të tjera tatuazhesh që bëhen me shoqet! Ja ku i keni:
#1. Viti tuaj si simbol
#2. Zemra
#3. Një shkim të vogël që ju kujton diçka
#4. Figura gjeometrike
#5. Lule