Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri do të publikojnë së shpejti bashkëpunimin e tyre të radhës së bashku me Lumi B. Të parët që përgëzuan këngëtarët për punën qenë Sara Hoxha, e dashura e Ledri Vulës, dhe DJ Geek, ish i dashuri i Dafina Zeqirit. E thënë më thjesht, Ledri dhe Dafina janë shembulli i dy ishave paqësorë që jo vetëm gëzojnë respekt për njëri-tjetrin, por edhe ndodh të punojnë bashkë. Po kështu edhe Dafina dhe DJ Geek.
View this post on Instagram
Nuk është hera e parë që flitet për personazhe të njohur shqiptarë që ruajnë jo vetëm një marrëdhënie korrekte me ish partnerin/en, por pse jo, janë edhe miq. Disa divorce të bujshme e vërtetojnë këtë, gjë që do të thotë se edhe ju mund të keni një raport të ngjashëm me dikë, pavarësisht se lidhja ka përfunduar.
Së pari, duhet të reflektoni se për çfarë u ndatë. Një arsye e patët, apo jo? Nëse u ndatë për parime e vlera, ndoshta ai/ajo nuk është miku/esha e duhur.
Së dyti, është e nevojshme që të qëndroni pak kohë larg. Kjo periudhë do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë nga ana shpirtërore. Koha larg njëri-tjetrin varet nga raporti, por edhe kohëzgjatja e lidhjes.
Së treti, duhet të mirëkuptoni edhe palën tjetër. Nëse për ju është ide e mirë të qenit miq, për atë mund të mos jetë zgjedhja e duhur. Prandaj qartësoni mendimet.
Së katërti, mos flirtoni. Nëse i keni vendosur kapak të shkuarës dhe të dy keni reflektuar se historia juaj i përket një tjetër periudhe, atëherë mos flirtoni. Trajtojeni ish partnerin/en si gjithë miqtë e tjerë.
Raporti me ishat mund të duket i pabesueshëm, por shumë raste kanë treguar se funksionon, gjithmonë nëse kini parasysh këshillat e mësipërme.