Health News

Zbulohet virusi i ri në Kinë: Potencial pandemie

Shkruar nga Anabel

30 Qershor 2020

Zbulohet virusi i ri në Kinë: Potencial pandemie

Një tjetër virus i zbuluar në Kinë, ka shfaqur potencial për t'u kthyer në një pandemi. Së fundmi është identifikuar një lloj gripi tek derrat që mund të infektojë edhe njerëzit. Studiuesit janë të shqetësuar për shpërndarjen e këtij virusi, pasi njerëzit mund të kenë pak ose aspak imunitet ndaj tij.

Shkencëtarët janë shprehur në “Proceedings of the National Academy of Sciences” se duhen monitoruar nga afër në mënyrë që të mos zhvillohen më tej ngjarjet. Gripi i fundit i derrave ka qenë në 2009, por shumë më pak vdekjeprurës seç pritet të jetë gripi në fjalë. Momentalisht e gjithë bota është shumë e zënë me koronavirusin, por ky rrezik i ri nuk duhet injoruar.

Çfarë dimë për këtë virus?

- Ky virus i quajtur G4 EA H1H1 mund të shumëfishohet në qelizë.
- Momentalisht nuk ka një vaksinë për virusin.
- Ajo që e bën këtë virus rrezik, për krijimin e një pandemie të re, është se mund të shpërndahet shumë shpejt dhe thjesht nga një person te tjetri.
- Krijimi i një vaksine është e vështirë për arsye se viruset ndryshojnë në mënyrë konstante.

Burimi: BBC