Social Buzz

Peticioni për të hequr nga Pornhub videot e Mia Khalifa-s mbledh 1.5 milion firma

Shkruar nga Anabel

1 Korrik 2020

Peticioni për të hequr nga Pornhub videot e Mia Khalifa-s mbledh 1.5

Një prej emrave më të kërkuar në PornHub mund t’i fshijnë videot nga platforma, falë një peticioni online i cili ka arritur të mbledhë plot 1.5 milion firma.

 27-vjeçarja punoi vetëm tre muaj si aktore pornografike dhe buja e atyre muajve ndihet ende sot, ku renditet si ndër performueset më të preferuara. Mia u bë veçanërisht e famshme pas një skene treshe, ku ajo performon me hixhab. Ishte e paparë dhe e padëgjuar më parë dhe prandaj u bë nami. Sidoqoftë, Mias nuk po i pëlqente më vëmendja që po merrte dhe u tërhoq nga industria në vitin 2015. 27-vjeçarja libano-amerikane ka deklaruar se ka marrë edhe kërcënime jete nga grupi terrorist ISIS për shkak të hixhabit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mia K. (@miakhalifa) on

Më parë, ajo është shprehur se videot "do ta ndjekin derisa të vdesë". Mia ka provuar të heqë videot nga Pornhub edhe më parë, por pa sukses. Tashmë fansat kanë shpërndarë kërkesën në formë peticioni për të hequr videot e Mias. Që prej marsit të 2019-s, Mia është e fejuar me kryekuzhinierin suedez, Robert Sandberg.

Burimi: The Sun