Ndoshta falë periudhës në karantinë apo edhe faktit se filloi të zhvillohej frika nga infektimi prej gjërave të blera, shumë prej nesh filluan të eksperimentonin dhe të mësonin të bënin gjëra të reja. Kështu ndodhi edhe me aktoren Caity Lotz nga "Mad Men" e cila miksoi tekila me qumësht tërshëre dhe të bardhë veze në formë shkume.
Po po, mund ta imagjinojmë reagimin tuaj pasi lexuat përbërësit e mësipërm, por ja vlen ta provoni nëse nuk keni një ide më të mirë, prandaj po ju lëmë recetën e plotë më poshtë.
Fillimisht merrni tekilën dhe më pas shtoni një suplement dietik, pas kësaj shtoni një sasi të konsiderueshme qumësht tërshëre dhe pak lëng limoni. Më pas merrni disa të bardha vezësh dhe rrihini derisa të bëhen shkumë. Shkumën e krijuar shtojeni te pija dhe voila, ju bëftë mirë.
Nëse dëshironi mund të konsultoheni edhe me videon.
Burimi: Cosmopolitan