Shënim: Artikulli nuk përmban foto ilustruese.
Mumjet e para kanë qenë aksidentale. Por pas shekullit 2600 para Krishtit, egjiptianët filluan t’i mumifikonin të vdekurit në mënyrë të qëllimtë. Kjo “traditë” u praktikua për rreth 2000 vjet.
Në Egjiptin e Lashtë besohej se një njeri mund të ringjallej pasi vdiste. Kjo është arsyeja pse ata e mumifikonin trupin, në mënyrë që shpirti të kishte tempullin e tij pa pasur nevojë të posedonte trupa të tjerë.
Procesi i mumifikimit kërkonte të paktën 70 ditë. Asokohe priftërinjtë e ofronin këtë shërbim, prandaj ata duhet të ishin njohës të mirë të anatomisë së trupit të njerit. Procesi i mumifikimit përfshin heqjen e të gjitha organeve të brendshme nga trupi i njeriut dhe tharjen e tyre. Pasi organet thaheshin vendoseshin në kavanozë të vegjël së bashku me verë dhe aromatizues. Trupit pa jetë i hidhej kripë në brendësi dhe lihej ashtu për 70 ditë për të thithur lëngjet e mbetura. Pas 40 ditësh trupi mbulohej me rërë për të thithur lëngjet dhe për të ruajtur formën trupore. Pas 70 ditësh trupi mbulohej me fasha nga koka te këmbët.
Për të mbështjellë plotësisht trupin duheshin disa qindra metra fashë. Gjithashtu, vlen të përmendet fakti se zemra nuk shkëputej nga trupi, pasi ajo konsiderohej si qendra e inteligjencës. I gjithë ky proces bëhej me shumë mjeshtëri dhe përpikmëri në mënyrë që të mos tjetërsonin formën njerëzore por ta ruanin atë.
Pavarësisht se pikënisjen e pati në Egjipt ky besim u praktikua edhe nga kultura të tjera siç ishte ai i rastit të murgut budist. Ky murg praktikoi vetë-mumifikimin. Ai kaloi vite me radhë duke zëvendësuar ushqimin e zakonshëm me ushqime që ndihmojnë në dekompozimin e trupit. Përpos ushqimit, ai konsumonte edhe lëngje helmuese që kishin aftësi të ndillnin të vjellat. Kur ai ndjeu se vdekja ishte afër, u varros i gjallë dhe priti të vdiste.
Burimi: Canadian History Museum, History, Smithsonian