Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Luani dhe Virgjëresha

Javët e fundit kanë sjellë disa ndryshime në jetën tuaj të përditshme. Përjetuat dy eklipse muajin e kaluar dhe këtë muaj keni edhe një tjetër më 4-5 korrik në Bricjap. Eklipset zakonisht paralajmërojnë ndryshime të rëndësishme dhe këto lajme të rëndësishme do të kenë lidhje me shtëpinë tuaj të gjashtë – shëndetin. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në kohë pandemie si këto duke shmangur lëvizjet e panevojshme.

Eklipset sjellin ndryshime të panegociueshme, kështu që kini parasysh që nuk do të keni mundësinë  e rikthimit pas në kohë. Nga ana tjetër, eklipset na shtyjnë që të ecim përpara, na nxjerrin nga zona e rehatisë dhe na ndihmojnë të përparojmë.

Në të njëjtën kohë, diçka është drejt fundit. Mund të jetë një projekt me të cilin keni punuar prej muajsh, ose mbase edhe prej vitesh. Ka ardhur koha për diçka të re dhe me gjasë, një projekt i ri do të trokasë së shpejti.

Hëna e re në 20 korrik nuk do të jetë një Hënë e zakonshme. Saturni dhe Plutoni do të kundërshtojnë Hënën e re dhe Diellin, kështu që kjo situatë mund të sjellë përgjegjësi të reja, të cilat mund të lidhen me vendbanimin ose ndonjë pronë që zotëroni. Përsëri, pas 20 korrikut, do të duhet të vazhdoni të monitoroni shëndetin pasi kjo Hënë e re disi stresuese mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur. Ndonëse Hëna e re nuk është eklips, do të sillet si të jetë e tillë.

Mërkuri do të shkojë në prapavijë këtë muaj, një gjendje që filloi më 17 qershor dhe do të vazhdojë deri më 12 korrik. Nuk është një kohë e përshtatshme për të nënshkruar shkresa e bërë premtime afatgjate.

Prapavija e Mërkurit është një mundësi e mirë për të shqyrtuar pritshmëritë dhe për të vendosur strategji të reja. Mërkuri në prapavijë është gjithnjë një sinjal që të përparoni në të gjitha fazat e jetës, personale dhe profesionale.

Nga ana tjetër, Marsi ka lëvizur qetësisht në shtëpinë e nëntë të njerëzve dhe vendeve të huaja, kështu që dëshira për të udhëtuar do të jetë e fortë. Marsi do të shkojë në prapavijë nga 9 shtatori deri më 13 nëntor, kështu që nëse keni në dorë një marrëveshje, projekt ose nismë të ardhshme, është mirë që detajet t’i mbyllni deri në fund të gushtit, jo më vonë. Nëse kjo nuk është e mundur, përpiquni t’i shtyni vendimet përfundimtare deri në dhjetor. Marsi rregullon konkurrencën dhe nëse synoni të jeni më i/e miri/a në fushën tuaj, nuk duhet të filloni teksa Marsi gjendet në një pozicion “letargjik”.

Shtëpia e nëntë udhëheq më shumë se udhëtimet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare – rregullon gjithshtu përpjekjet për një vizë, kartë ose nënshtetësi në një vend tjetër. Së fundmi, mund të përqëndroheni te këto tema.

Nëse punoni në fushat e komunikimit, ka gjasa që të keni shumë detyra në tryezë në gjashtë muajt e ardhshëm. Kjo mund të jetë koha e përsosur për të shkruar një libër, ose skenar, të pyesni për një punë redaktimi, të mendoni për të filluar një seri podcastesh, një shfaqje në TV ose internet ose të publikoni një aplikacion në treg.

Ekzistojnë shumë mundësi, por çështja është që të filloni tani dhe të synoni që produktin tuaj ta keni në treg në vitin 2021. Edhe pse do të keni një periudhë korrigjimi, do të ndiheni krenarë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Luani dhe Virgjëresha

A është e mundur të gjesh dashurinë gjatë pandemisë? Për Virgjëreshat, përgjigjja do të jetë “po”. Do të keni gjithnjë fuqinë e yjeve për të tërhequr dikë dhe Jupiteri do të punojë me magjinë e tij për t’i ndezur shkëndijat e dashurisë. Do të takoni dikë nga një mik i përbashkët ose do të punoni bashkë në një projekt. Sidoqoftë, do të keni një marrëdhënie thjesht profesionale dhe miqësore – si fillim – dhe më pas do të zhvillohet në diçka tjetër.

Muajin e kaluar, patët dy eklipse. Eklipsi i 5 qershorit në Shigjetar nxori në pah një ose një mori konsideratash për shtëpinë dhe familjen. Eklipsi i 21 qershorit ka të ngjarë të ketë sjellë ndryshime në një miqësi afatgjatë dhe mund t’ju ketë njohur me një ose dy miq të rinj në jetën tuaj.

Eklipsi i Hënës së re i këtij muaji qe më 4 korrik në Bricjap dhe do ta përqëndrojë vëmendjen te marrëdhënia romantike. Nëse jeni njohur me dikë, do të duhet të vendosni nëse do ta kaloni marrëdhënien në një tjetër fazë. Nëse nuk ndiheni gati për të vendosur, universi do të krijojë kushtet e përshtatshme për ju. Eklipset ju shtyjnë të ecni përpara.

Virgjëreshat e lindura n 2-9 shtator do ta ndjejnë më së shumti eklipsin. Nëse ditëlindja juaj është në gusht, ka të ngjarë që të keni ndjerë më shumë eklipsin e 21 qershorit.

Nëse jeni të martuar ose në një marrëdhënie afatgjatë, mund të vendosni të keni fëmijë ose të përgatitni veprimtari argëtuese për familjen. Ky moment do të rregullojë krijimtarinë, kështu që nëse keni përfunduar një projekt do të keni mundësinë që t’ja prezantoni botës. Një shteg i ri po hapet në drejtim të së ardhmes suaj,

Marsi ka lëvizur në shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë. Do të mendoni për paratë më shumë se zakonisht gjatë kësaj kohe dhe mund të arrini në përfundimin se keni shpenzuar shuma të mëdha. Ndoshta sepse jeni duke investuar në një pronë ose po rinovoni vendbanimin. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të punoni me një projekt të ri. Në të kundërt, do të merreni me diçka që do t’ju ndryshojë stilin e jetesës: një lëvizje, mund të keni fëmijë, të ktheheni në shkollë.

Këto periudha kërkojnë më shumë të ardhura dhe do të keni dëshirën të fitoni më shumë para. Mbani sytë hapur për mundësitë e reja që do të shfaqen, veçanërisht muajin tjetër.

Hëna e re më 20 korrik do të jetë në Gaforre. Nuk është eklips, por sërish është një periudhë e vështirë. Këtu do të përqendrohet vëmendja te një mik. Ai/ajo do të përpiqet, por duket se nuk do ta vlerësoni sjelljen e tij/saj. Nuk përjashtohet mundësia e një përçarjeje. Nëse ky njeri është i rëndësishëm për ju, merrni kohë për të vendosur se çfarë do të bëni. Mund të duhen disa ditë.

Disa nga kënaqësitë më të mëdha që do të përjetoni këtë muaj do të lidhet me statusin tuaj dhe rritjen e reputacionit në punë, kështu që merruni me sa më shumë projekte. Persona të rëndësishëm do të vazhdojnë t’ju lavdërojnë. Qëndroni të përqëndruar – paratë që ju nevojiten do të vijnë si rezultat i performancës suaj. Është koha për sukses.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.