Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Duket se po kaloni një periudhë të vështirë kalimtare, sepse patët një eklips muajin e kaluar më 5 qershor në Shigjetar dhe nëse ditëlindja ju bie afër 7 dhjetorit, mund ta keni vënë re më shumë ndryhsimin. Gjasat janë që të jeni marrë me një projekt të rëndësishëm që pritet të arrijë një kulminacion.

Paratë i keni gjithashtu në mendje. Tani me eklipsin e 4-5 korrikut në Bricjap do të paraqiten disa mundësi të mira financiare. Nëse ju dhe partneri/ja jeni papunë, mund të gjeni shpejt një vend ose mundësi përmes së cilës të gjeneroni të ardhura.

Eklipsi i Hënës së plotë në 4 korrik mund t’ju sjellë një lajm të mirë që duket se është vonuar. Mund të jetë një tarifë, bonus, komision që ishte harruar. Sigurisht që mund të jetë një stimul për të kontrolluar gjendjen jo të mirë financiare. Jupiteri, sundimtari juaj, po ju mbron shtëpinë e dytë të të ardhurave të fituara, kështu që nëse keni aplikuar për një kredi, ka të ngjarë që të merrni lajmin se është aprovuar.

Dielli dhe Hëna do të ndriçojnë financat në fund të korrikut, por nga ana tjetër situata s’do të jetë  lehtë. Bota po kalon një periudhë të vështirë ndaj duhet të negocioni.

Por jeta juaj nuk ka pse të lidhet gjithnjë vetëm me paratë – Marsi është zhvendosur në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë dhe mund t’ju lejojë që të takoni dikë intrigues, madje edhe gjatë pandemisë. Mund të prezanotheni nga një mik i përbashkët ose nëpërmjet një projekti artistik ku punoni bashkë.

Nëse jeni në një lidhje me dikë, përgatituni për një periudhë më emocione të forta. Marsi do të qëndrojë në shtëpinë e dashurisë së vërtetë deri në 6 janar 2021. Plot gjashtë muaj.

Nëse shpresoni për një fëmijë, Marsi mund t’jua plotësojë dëshirën. Marsi është një planet zjarri si ju kështu që tani e tutje, deri më 6 janar, shijoni udhëtimin fantastik.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Kur ishit më të rinj, keni ëndërruar të keni një rol kryesor në kompani, ndoshta CEO. Gjatë këtyre dy viteve të fundit, keni marr një rol të rëndësishëm udhëheqës, personalisht ose profesionalisht.

Për më tepër, jemi në një sezon eklipsesh. Eklipset në shenjën e një personi shpesh sjellin lajme dhe ndryshime dhe nxisin nevojën për përmirësim.

Eklipsi i ri diellor muajin e kaluar, më 21 qershor, mund të ketë sjellë një mundësi ose premtim për një partner/e – në dashuri. Si për shembull planifikimi i martesës. Universi dëshiron t’ju shohë të përparoni dhe nëse situata ka ngecur, eklipset mund t’ju nxisin të lëvizni përsëri.

Sidoqoftë, do të bashkoni forcat në dashuri dhe/ose biznes ose në rastin më të keq, do të ndahni. Mërkuri do të shkojë në prapavijë dhe ka gjasa që gjërat të nisin të ngadalësohen. Derisa Mërkuri të shkojë në pozicionin aktual, mos nënshkruani asgjë. Prisni disa ditë pas 12 korrikut, mundësisht në datë 16.

Do ta ndjeni më shumë eklipsin e fuqishëm nëse keni lindur më 4 janar, plus ose minus pesë ditë. Eklipset gjithmonë kërkojnë rregulime dhe japin paralajmërime.

Hëna e re e 20 korrikut do t’ju bëjë të mendoni për partnerin romantik ose atë të biznesit dhe me Saturnin dhe Plutonin që ushtrojnë forcë, universi do t’ju bëjë më të vendosur. Eklipset i bëjnë ndjenjat dhe mendimet më të qartë – ose do të përkushtoheni ose do të largoheni.

Nëse keni në plan të lëvizni, mos e bëni gjatë Mërkurit në prapavijë. Nëse nuk pret puna, peshojini gjërat parapakisht.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI