Kinema & TV

Dhunë, skandale seksuale, vetëvrasje dhe tragjedi: ‘Mallkimi’ i Glee

Shkruar nga Anabel

9 Korrik 2020

Dhunë, skandale seksuale, vetëvrasje dhe tragjedi:

Në vitet 2009-2015, muzikali “Glee” ishte një nga serialet më të njohur të Fox, njëkohësisht një nga prodhimet që është përfshirë në disa skandale dhe tragjedi, të cilat dolën sërish në sipërfaqe pasi aktorja Naya Rivera humbi jetën si pasojë e një aksidenti gjatë lundrimit me varkë në një liqen në Kaliforni.

Dhunë, skandale seksuale, vetëvrasje dhe tragjedi:

Vdekja e Cory Monteith

Cory Monteith (Finn Hudson në “Glee”) kishte një histori abuzimi ndaj substancave narkotike. Ai u largua nga seriali në sezonin e katër dhe shkoi në një qendër rehabilitimi dhe u mendua se gjendja e tij u përmirësua. Megjithatë, në korrik të 2013-s, aktori ndërroi jetë si pasojë e mbidozës.

Dhunë, skandale seksuale, vetëvrasje dhe tragjedi:

Vdekja e të dashruit të Becca Tobin

Gjatë serialit, aktorja Becca Tobin (Kitty Wilde në “Glee”) ishte në një romancë me sipërmarrësin Matt Bendik. Në korrik të 2014-s, pothuajse një vit pas vdekjes së Monteith, Bendik u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit në rrethana misterioze.

Dhunë, skandale seksuale, vetëvrasje dhe tragjedi:

Akuzat dhe vetëvrasja e Mark Salling

Aktori Mark Salling (Noah “Puck” Puckerman në “Glee”) u përball me një numër të madh çështjesh ligjore. Në vitin 2013, ai u akuzua për sulme seksuale dhe u arrestua në vitin 2015 për posedim të përmbajtjeve pornografike me fëmijë. Pasi u shpall fajtor, Salling u vetëvra. Ai u gjet i varur më 30 janar të 2018-s.

Dhunë, skandale seksuale, vetëvrasje dhe tragjedi:

Arrestimi i Naya Rivera-s

Aktorja Naya Rivera (Santana Lopez në “Glee”) – që tashmë raportohet e zhdukur – u arrestua me akuzën e ushtrimit të dhunës në familje. Ajo u martua me aktorin Ryan Dorsey në vitin 2014. Në 2016-n, aktorja paraqiti kërkesën për divorc, por u kthyen sërish bashkë në 2017-n. Ajo paraqiti sërish kërkesën për divorc më vonë dhe më pas akuzat për dhunë u rrëzuan. Rivera dhe Dorsey, të cilët kanë një djalë së bashku, u ndanë në 2018-n. Sipas të dhënave të policisë në liqenin ku po kërkohet Rivera, djali 4-vjeçar u gjet i vetëm në varkë.
Për përditësimin e ngjarjes së Rivera-s, klikoni këtu.

Dhunë, skandale seksuale, vetëvrasje dhe tragjedi:

Skandali Melissa Benoist – Blake Jenner

Melissa Benoist dhe aktori Blake Jenner u shfaqën në “Glee” në sezonin e katërt. Ata mendohet se u martuan në vitin 2015 dhe u divorcuan dy vite më vonë. Në vitin 2018, Benoist zbuloi se ishte viktimë e dhunës nga një ish-partner. Gjithë çfarë ndau, përfshirë edhe afatin kohor të abuzimit, përputhej me Jenner, ndonëse emri i tij nuk u përmend.

Dhunë, skandale seksuale, vetëvrasje dhe tragjedi:

Burimet: CheatSheet, The Sun