Celebrity

E gjithë familja është e lumtur për deklaratën e Jada Pinkett përballë Will Smith

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2020

E gjithë familja është e lumtur për deklaratën e Jada

Pak ditë më para, Jada Pinkett pohoi përballë të shoqit, Will Smith se po, ka qenë në një lidhje me reperin August Alsina gjatë kohës që çifti kanë qenë të ndarë. Pavarësisht se e gjithë ajo bisedë mund të dukej si e sikletshme për fëmijët e çiftit, në fakt është e kundërta. E gjitha familja, është e lumtur që e vërteta doli në dritë.

Sipas Us Weekly-it, familja Smith ndihet shumë krenare që e ndau këtë histori me publikun. 

E gjithë familja është e lumtur për deklaratën e Jada

"Në fund të ditës, Jada dhe Will janë një çift normal, pavarësisht se shihen ndryshe vetëm se janë të famshëm. Ata janë zënë dikur dhe janë pajtuar më vonë. E rëndësishme është që e duan njëri tjetrin. Ajo bisedë nuk ka ndryshuar asgjë nga dashuria e tyre dhe as dashurinë që fëmijët ndjejnë për ta. Janë shumë të lidhur familjarisht me njëri tjetrin, të famshëm ose jo.

Si ndihen Jada dhe Will tani pas rrëfimit të bujshëm?

"Mirë, të lumtur dhe shumë më të fortë!" Gjithçka duan tani është që kjo dramë të zbehet!