Social Buzz

Disa ide tatuazhesh për minimalistët

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2020

Disa ide tatuazhesh për minimalistët

Nëse jeni në dilemë për të bërë ose jo një tatuazh, këto ide minimaliste ndoshta do t’jua mbushin mendjen. Tatuazhet për shumë njerëz janë një mënyrë për të shprehur veten, për të treguar një histori, për të kujtuar dikë apo për të risjellë në mendje një kujtim, ndërsa ndonjëherë tatuazhet janë thjesht aty pa ndonjë arsye të veçantë. Mbase me këto foto, mund të gjeni arsyen tuaj:

- Një vit

Secili prej nesh ka një ose disa data të rëndësishme në jetën e tij. Vendosja e tyre në një tatuazh e simbolizon më së miri atë moment apo periudhë të jetës suaj.

Disa ide tatuazhesh për minimalistët

- Një simbol

Çdo simbol ka një kuptim, prandaj aryseja pse do zgjidhni një lloj tatuazhi të tillë do të jetë e qartë.

Disa ide tatuazhesh për minimalistët

- Një fjalë

Vetëm me një fjalë mund të shprehni një tërësi emocionesh. Zgjidhni diçka të veçantë, emër a folje që ju personifikon disi.

Disa ide tatuazhesh për minimalistët

- Një kafshë

Duken kaq të lezetshëm dhe të bukur për t'u parë. Mund të jetë kafsha juaj e preferuar, shtëpiake ose një emër me të cilin ju thërrasin me përkëdheli.

Disa ide tatuazhesh për minimalistët

Disa ide tatuazhesh për minimalistët

- Një figurë ose objekt i dashur

Mund të jetë një trëndafil a një libër. Diçka që ju pëlqen dhe ju jep një ndjesi kur e shihni. Tatuazhe minimaliste si trëndafili, shpesh bëhen edhe me ngjyra.

Disa ide tatuazhesh për minimalistët

Disa ide tatuazhesh për minimalistët

Disa ide tatuazhesh për minimalistët

- Valë deti

Valët e detit janë një nga idetë më interesante për t’u bërë tatuazh. Simbol i qetësisë dhe njëkohësisht dhe i zhurmës, mund të jenë një tregues i mirë i karakterit tuaj.

Disa ide tatuazhesh për minimalistët

Disa ide tatuazhesh për minimalistët

- Hëna ose gjysmëhëna

Hëna simbolizon misterin dhe ripërtëritjen. Ajo është pjesë e një cikli të vazhdueshëm dhe kështu jemi edhe ne, gjithmonë në lëvizje, herë duke fshehur e herë duke nxjerrë në pah pjesë të karakterit tonë. Simbol i së bukurës mistike dhe i fuqisë për të ndriçuar.

Disa ide tatuazhesh për minimalistët