Celebrity

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Naya Rivera

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2020

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Naya Rivera

Një ditë pas u gjend trupi i pajetë e aktores Naya Rivera në liqenin Piru, Kaliforni, autoritetet raportojnë edhe shkakun e vdekjes. Ekzaminuesit mjekësorë të Qarkut Ventura thanë se shkaku i vdekjes së aktores së “Glee” ishte mbytja aksidentale.

“Gjetjet e autopsisë janë në përputhje me një mbyetje. Në autopsi nuk u identifikuan lëndime traumatike dhe procese sëmundjesh. Nuk ka ndonjë indikacion nga hetimi se droga ose alkooli ndikoi në vdekje, por këto do të paraqiten nga testi i toksikologjisë,” u tha në një njoftim për shtyp, sipas BBC.

Rivera, 33 vjeç, humbi gjurmët javën e kaluar teksa mori me qira një varkë në liqenin Piru në Kaliforni dhe lundroi me të birin 4-vjeçar, Josey. Kur varka nuk u kthye pas marrjes me qira për tri orë, stafi gjetin në varkë Josey-n të veshur me jelek shpëtimi. Një tjetër jelek shpëtimi, që besohet se ishte për Naya-n, ishte ende në varkë. Të hënën, pas disa ditëve kërkim, u gjet trupi i pajetë i aktores. Dje u tha edhe se Rivera mund të ketë ndërruar jetë teksa përpiqej të shpëtonte të birin.