Çdo gjashtë muaj apo më shpesh, interneti shpërthen me lajme për shenjën e 13-të të horoskopit. Gjithsesi, mund të qetësoheni. Ju jeni akoma Gaforre, Peshqit apo Dashi, si më parë dhe horoskopi do të mbetet përsëri më 12 shenja. Këtë e konfirmon NASA. Gjithsesi, nëse doni ta besoni teorinë e Ophiuchus dhe idene e një shenje të 13-të, këtu keni çdo informacion të mundshëm.
- Ophiuchus nuk është fantazi
Origjina e zodiakut nis rreth 2500 vjet më parë, kur babilonasit ndanë qiellin në 12 seksione të ndryshme, që përkonin me 12 muajt në kalendar. Ata studiuan një lidhje të dukshme mes vendosjes së yjësive në qiell dhe lëvizjes së Diellit dhe, kështu, krijuan 12 shenjat. Babilonasit panë edhe yjësinë e Ophiuchus, por duke qenë se nuk e përshtatën dot me asnjërën prej 12 ndarjeve, vendosën ta linin jashtë zodiakut. Pra, kjo nuk është diçka që shkencëtarët sapo e zbuluan. Ohpiuchus, ndodhet në veriperëndim të qendrës së Rrugës së Qumështit, në rast se jeni kuriozë.
- Lidhet me Asclepius, një shërues i njohur në mitologjinë greke
Si fytyrë e kësaj yjësie, është Asclepius, perëndia e mjekësisë në mitologjinë e lashtë Greke. Ophiuchus përshkruhet si një imazh i një njeriu të madh dhe të fuqishëm, mbështjellë nga një gjarpër i madh.Për shkak të kësaj, Ophiuchus njihet dhe me emrin Serpentarius. (serpent- gjarpër).
- Çfarë thotë Susan Miller për Ophiuchus
“Ekzistojnë shumë yjësi, plot 88. Nuk e kuptoj pse të gjithë janë të fiksuar vetëm pas kësaj. Të lashtët diskutuan nëse donin të përfshinin apo jo një shenjë të 13-të, debatuan, bënë studime empirike dhe në fund, dolën në përfundimin se nuk ishte domethënës. Mos harroni, ata e shpikën astrologjinë dhe ne duhet të vazhdojmë me atë që lanë.”
Të tjerë astrologë të njohur janë të këtij mendimi.
- Çfarë shenje do të ishit pas vendosjes së Ophiuchus-it.
Ai zgjat 18 ditë dhe eshtë vendosur me Akrepit dhe Shigjetarit.
Bricjapi: 20 Janar - 16 Shkurt
Ujori: 16 Shkurt - 11 Mars
Peshqit: 11 Mars - 18 Prill
Dashi: 18 Prill - 13 Maj
Demi: 13 maj - 21 qershor
Binjakët: 21 qershor - 20 korrik
Gaforrja: 20 korrik - 10 gusht
Luani: 10 Gusht - 16 Shtator
Virgjëresha: 16 Shtator - 30 Tetor
Peshorja: 30 Tetor - 23 Nëntor
Akrepi: 23 nëntor - 29 nëntor
Ophiuchus: 29 nëntor - 17 dhjetor
Shigjetari: 17 dhjetor - 20 janar
- Karakteristikat e një Ophiuchus
Jeni një “mbajtës i gjarprit”. Magnetikë, impulsivë, të zgjuar, të zjarrtë dhe herë-herë xheloz, të etur për pushtet dhe me temperament.
Burimi: Cosmopolitan