Celebrity

August Alsina, ish-i dashuri i Jada-s, flet për marrëdhënien me të

Shkruar nga Anabel

18 Korrik 2020

August Alsina, ish-i dashuri i Jada-s, flet për marrëdhënien me

Përgjatë gjithë javës së kaluar, deklarata e Jada Pinkett Smith në Red Table Talk për lidhjen e saj me August Alsina, u bë virale dhe vëmendja që çifti mori, ishte e madhe. Por, çfarë ka për të thënë August në lidhje me këtë?

Së pari, reperi thotë se nuk e ka parë të gjithë puntatën, vetëm “klipe të vogla në Instagram”, por duke qenë se prej disa kohësh është larguar nga rrjetet sociale, ai thotë se njerëzit rreth tij ja kanë përmendur dhe tregur situatën. Një temë e veçantë, për të cilën ai ka dëgjuar ishte vendimi i Jadës, për ta quajtur lidhjen e tyre një “ngatërresë”, për të cilën August tha se ishte një pasqyrim i saktë i kohës së tyre bashkë - një marrëdhënie komplekse dhe e vështirë. “Ishte pikërisht ashtu”, shpjegoi ai. “Mbase është gjuha e përdorur që i ka marrë vëmendjen njerëzve, por unë jam dakord me të. Padyshim që ishte diçka e ndërlikuar, një dinamikë e komplikuar.”

Ai nuk e sheh marrëdhënien me të si skandaloze. August tha se pas reagimeve të ndryshme, mësoi më shumë për veten dhe për botën dhe se si njerëzit e shohin njëri-tjetrin si një imazh, një ide dhe jo si ajo që janë në të vërtetë. Ata i vendosin njerëzit në piedestal dhe thonë: “Ky është i paprekshëm”, u shpreh ai.

August tha se nëse do të kthehej pas, nuk do të bënte asgjë ndryshe. “Unë mendoj se gjithçka ka përfunduar si duhet. Nuk pendohem për asgjë. Nuk i shkova pas të dashurës së askujt dhe askush nuk më erdhi pas. Gjithçka erdhi natyrshëm.”

Burimi: E Online