Kosova

Mungesa e Kosovës në hartë: Personazhet e njohur reagojnë ndaj Apple

Shkruar nga Anabel

20 Korrik 2020

Mungesa e Kosovës në hartë: Personazhet e njohur reagojnë

Peticioni që kërkon që Apple të vendosë Kosovën në hartë ka grumbulluar aktualisht (20 korrik, ora 15:00) mbi 100,000 nënshkrime, të cilat u rritën ndjeshëm pasi personazhe si Dua Lipa apo Rita Ora reaguan duke shpërndarë postimin në profilet e tyre në Instagram.

Fillimisht ishte Dua Lipa ajo që shkroi: “Apple, kemi nevojë për disa përgjigje. Vendos Kosovën dhe Palestinën në hartë”. Dua shpërndau foton e @balkanism__ ku shkruhet ndër të tjera se “Kosova ekziston dhe duhet të respektohet”.

Mungesa e Kosovës në hartë: Personazhet e njohur reagojnë

Dua Gjithashtu shpërndau edhe flamurin e famshëm me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin ku shkruhet Autochthonous (autokton) me mbishkrim: “Autokton – mbiemër; banor vendas dhe jo [popullsi] e krijuar nga imigrantët apo kolonitë".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Rita Ora postoi foton e @balkanism__ ku shkruan: “Shqipëria dhe Kosova janë plot me njerëz të jashtëzakonshëm dhe të talentuar dhe jam krenare për të gjitha gratë e mahnitshme, të forta, të talentuara që përfaqësojnë origjinën tonë”. Rita shtoi se “dëshiron të përhapë dashuri, paqe dhe bashkim” me Bebe Rexhën, Dua Lipën, Era Istrefin, Dafina Zeqirin, Ava Max dhe shumë të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Dafina postoi një foto të hartës së Kosovës me mbishkrim: “Apple, po presim. Vendos Kosovën në hartë. Kjo është e turpshme, aq më tepër që vjen nga një kompani amerikane. Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet më 17 shkurt 2008. Është viti 2020. Pse s’jemi në hartë?”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

Të tjerë personazhe të njohur kanë shpërndarë thirrjen për të vendosur Kosovën në hartë, si Elvana Gjata, Era Istrefi, Emina Çunmulaj, Lyrical Son, Tayna, Anxhelina Hadërgjonaj etj.

Mungesa e Kosovës në hartë: Personazhet e njohur reagojnë

Mungesa e Kosovës në hartë: Personazhet e njohur reagojnë

Në hartën e Apple, ka një ngjyrim rozë të lehtë, që thuajse nuk duket dhe nuk është vendosur emri “Kosovë”, por vetëm Prishtinë, disa qytete të Serbisë dhe “Serbi”. Ky shënim krijon idenë se Prishtina është një qytet i Serbisë dhe Kosova nuk duket gjëkundi. Për më shumë informacion, klikoni këtu.