Celebrity

Dua Lipa reagon ndaj komenteve për Kosovën: 'Dua thjesht të flas me krenari për rrënjët e mia'

Shkruar nga Anabel

21 Korrik 2020

Dua Lipa reagon ndaj komenteve për Kosovën: 'Dua thjesht të

Dy ditë më parë, Dua Lipa iu bashkua peticionit që kërkon që Apple të vendosë në hartë Kosovën, përmes një postimi në të cilën shkruante “Autokton – mbiemër; banor vendas dhe jo [popullsi] e krijuar nga imigrantët apo kolonitë", bashkangjitur me foton e  Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

Dua Lipa reagon ndaj komenteve për Kosovën: 'Dua thjesht të

Menjëherë pas publikimit, këngëtarja është përballur me komente nga ndjekës serb të cilët shkruanin vazhdimisht "Kosova është Serbi" dhe të tjera si këto që nxisnin urrejtje në profilin e Lipës. 

Aq të shumta kanë qenë reagime të tilla, sa Dua u detyrua të sqarohet njëherë e mirë në lidhje me çdo postim që ajo bën rreth Kosovës, Shqipërisë dhe gjithçkaje tjetër që e lidh me vendin.

"Posti im i kaluar nuk kishte qëllim të nxiste urrejtje. Më nervozon dhe më mërzit fakti që deklarata ime është keqkuptuar nga një grup individësh që promovojnë ndarjen e etnive, gjë të cilën unë e refuzoj plotësisht. Sa herë që unë postoj për Kosovën, profili im çmendet, edhe nëse është diçka e gëzueshme si ushqim apo muzikë.

Jam përballur me një rezistencë të ashpër ndaj idesë së një kulture kosovare autentike. Të gjithë ne meritojmë të jemi krenarë ndaj etnisë dhe prejardhjes sonë. Dua thjesht dhe njëherë që vendi im të përfaqësojë veten në hartë dhe të jem në gjendje të flasë me krenari për rrënjët e mia shqiptare dhe për vendlindjen time. I inkurajoj të gjithë të dëgjojnë më shumë dhe të mësojnë nga njëri-tjetri."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Peticioni, i publikuar ditën e premte, po kërkon që Apple Maps të vendosë kufijtë ndërkombëtarë mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të shënojë emrin e Kosovës në hartë. Vija kufitare që ndan dy vendet në Apple Maps, është vizualisht ndryshe nga ato të përdorura për të ndarë kufijtë e vendeve të tjera, duke e bërë kështu Kosovën të duket si pjesë e Serbisë dhe duke mos shënuar emrin e saj në hartë, por vetëm atë të Prishtinës.