Nëse ndonjëherë ju kishte shkuar ndërmend si po shkon lidhja e re e Megan Fox me reperin Machine Gun Kelly, na lini t'ju themi se dyshja janë bërë për njëri-tjetrin. Çifti ka dhënë së fundmi intervistën e parë në të cilën treguan se ranë në dashuri me njëri tjetrin gjatë xhirimeve të filmit "Midnight in the Sëitchgrass".
Në fakt, Megan e dinte që ishte e destinuar të ishte me reperin që nga momenti i parë që mësoi se do të ishte pjesë e atij filmi.
"Pyeta se kush do ta bënte atë rol. Dhe kur më thanë emrin e tij, reagova, sepse e ndjeja që diçka po ndodhte brenda meje, që pas takimit të parë me të. Thjesht e ndjeja në shpirt, që diçka do të ndodhte më pas. Pastaj, nisëm të takoheshim në shesh xhirim..."
Edhe më romantike është deklarata e reperit, i cili thotë se "priste çdo ditë tek shkallët vetëm për të patur një kontakt sysh me aktoren.
"E dija që në fillim që ai ishte shpirti im binjak. Ne praktikisht jemi dy gjysma të një shpirti të vetëm. Ja thash këtë atij menjëherë sepse ashtu e ndjeva. Mendoj se ka qenë dita e dytë e xhirimeve."-shprehet Fox e cila kishte tregon gjithashtu se kishte studiuar mirë shenjën e tij të horoskopit dhe gjithë ç'thoshte astrologjia për ata të dy.
Megan dhe MGK janë parë për herë të parë bashkë në maj të këtij viti, kur nisën dhe thashethemet e para për ndarjen e saj nga ish-bashkëshorti, Brian Austin. Fillimisht ky i fundit mohoi që Megan të kishte diçka me të, por s'mbeti më asgjë për të thënë kur aktorja dhe reperi u shfaqën bashkë, më të dashuruar se kurrë.
Burimi: Cosmopolitan