Për njëri-tjetrin

‘Fundjavë Ndryshe’ dhuron shtëpitë e para për familjet e dëmtuara nga tërmeti

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2020

‘Fundjavë Ndryshe’ dhuron shtëpitë e para për

Që prej tragjedisë së tërmetit më 26 nëntor, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” është angazhuar për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura, shtëpitë e të cilave u shkatërruan. Në fillim të korrikut, ishin gati shtëpitë e parë për të prekurit e tërmeti. Lajmin e bëri të ditur drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, përmes postimeve në rrjete sociale.

Hajdari u shpreh se 10 familje do të hyjnë në shtëpitë e reja. Në korrik, ai bëri me dije se brenda pak ditëve do të bëhet edhe dorëzimi i shtëpive të para, teksa shumë shpejt pritet të ketë inagurime të tjera. Drejtuesi i fondacionit tha se brenda 2 muajve do të jenë gati edhe 30 shtëpi të tjera.

Gjysma e shtëpive ndodhen në Tiranë e pjesa tjetër në Durrës. “Nuk gjej fjalë për të falenderuar nga zemra donatorët që e bën të mundur. Ashtu siç kemi premtuar, në çdo video të inagurimit, do të vendosim emrat e donatorëve. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët,” shkruhej në njoftimin e Arbërit.

‘Fundjavë Ndryshe’ dhuron shtëpitë e para për

Po kështu, një javë më parë, “Fundjavë Ndryshe” i dorëzoi çelësat e shtëpisë familjarëve të 13-vjeçares së ndjerë, Elona Kuburja, e cila ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Shtëpia e familjes Kuburja u dëmtua rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe amaneti i fundit i Elonës ishte një shtëpi për familjen.

‘Fundjavë Ndryshe’ dhuron shtëpitë e para për

Përveç kësaj, fondacioni dhuroi edhe një shtëpi për familjen Gjonpali, shtëpia e të cilës gjithashtu u dëmtua nga tërmeti. Përveç strehimit të të prekurve nga tërmeti, fondacioni është duke punuar për shpërndarjen e ushqimeve dhe produkteve bazike te qindra familje çdo ditë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FUNDJAVE? NDRYSHE ® (@fundjavendryshe) on