High Tech

Lamborghini i ri kushton €3 milionë, por blerësve u ndalohet me ligj që ta ngasin

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2020

Lamborghini i ri kushton €3 milionë, por blerësve u ndalohet me

Çfarë sapo lexova?

Lamborghini prezantoi së fundmi supermakinën Essenza SCV12, e cila ndalohet me ligj që të përdoret rrugëve të qytetit.

E lexova këtë, pyeta për më shumë detaje?

Ok. Pronarët e Essenza SCV12 nuk do të jenë në gjendje ta përdorin makinën, sepse kompania ka vendosur ta mbajë në një seli të veçantë në Itali.

Për arsyen pse...? Të lutem më thuaj një arsye të fortë.

Nuk po të them që s’do ta shohin fare makinën, por...

Lamborghini i ri kushton €3 milionë, por blerësve u ndalohet me

Prit, ta shohin? A nuk supozohet ta përdorin?

Lamborghini do të prodhojë vetëm 40 makina të këtij lloj. Blerësit do të kenë mundësi që ta shohin makinën përmes një kamera sa herë që dëshirojnë. Nëse duan që ta përdorin, Lamborghini do të bëjë të mundur që makina t’i shkojë pronarit kudo nëpër botë, me kusht që ta përdorë *vetëm* në një pistë garash. Ndalohet me ligj ta përdorin nëpër rrugë normale. Përpos kësaj, Lamborghini do t’i sigurojë blerësit një shofer personal, që ta mësojë si ta drejtojë.

Pra, është makinë garash?

Diçka e tillë.

Sidoqoftë, është idiotësi. Kush do të blinte një Lamborghini për ta mbajtur në garazh. Aq më tepër, në një garazh në Itali.

Koleksioni është pothuajse i shitur, sepse pjesa më e madhe e makinave kanë tashmë kontratat e firmosura nga blerësit.

Nejse, është 2020. Asgjë nuk më çudit më.