Marsi, sundimtari juaj, po lëviz me shpejtësi, kështu që mund të bëni një përparim të madh këtë muaj. Në fillim të muajit tjetër, saktësisht më 9 shtator, Marsi do të shkojë në prapavijë deri më 13 nëntor, që do të thotë se jeta do t’ju ngadalësohet. Prandaj punoni shumë në gusht — përfundoni marrëveshjet, përfundoni plan-projektet dhe planifikoni të pushoni në shtator. Marsi shërben si karburant që furnizon të gjithë me energji, por me një Mars letargjik, të gjitha shenjat do ta ndiejnë ndryshimin.
Nuk ka shumë gjëra që mund të bësh për të ndryshuar ritmin. Mos planifikoni asgjë të rëndësishme deri në dhjetor.
Keni përjetuar tri eklipse në qershor dhe korrik, të cilët mund të kenë ndikuar te karriera, shtëpia dhe familja, si edhe shkolla, projektet mediatike ose bashkëpunimet ndërkombëtare. Kaluat dy muaj të fortë dhe nëse ndjeni nevojën për pushim, është e kuptueshme.
Në javën e parë të këtij muaji, Marsi do të përplaset me Plutonin dhe Saturnin, kështu që të tregoheni diplomatik në iniciativat për një ngritje më të lartë. Kini kujdes pasi mund të përballeni me kundërshtime të konsiderueshme.
Këtë muaj, do të përshëndeteni nga një Hënë e plotë, disi stresuese në Ujor, në 3 gusht. Efektet e kësaj Hëne mund të ndihen brenda katër ditëve. Diçka me një mik po arrin një kulm të rëndësishëm. Edhe pse në qendër të vëmendjes do të jetë një mik apo marrëdhënia shoqërore, partneri romantik mund të bëhet pjesë e “lojës”. Nëse jeni beqarë, kërkojuni miqve t'ju prezantojnë me dikë. Kini parasysh që duhet të kaloni kohë duke njohur njëri-tjetrin, pa e nxituar marrëdhënien.
Nëse jeni në një raport, do të jetë një kohë e mirë për të bërë një udhëtim fundjave së bashku. Nëse shpresoni për një beb, kjo Hënë e re mund të rrisë mundësitë për shtatzëni.
Me Marsin në Dash, po ju jepet roli i udhëheqësit, kështu që flisni, sepse universi po dëgjon. Idetë krijuese do të arrijnë pikat kulmore.
Karriera është e rëndësishme për ju, dhe më 3 gusht, plus ose minus katër ditë, do të merrni një mbyllje të rëndësishme për një çështje profesionale. Sidoqoftë, Urani, planeti i zhvillimeve të papritura, akoma në Dem tani dhe për vitet në vazhdim, nuk do të jetë në një kënd miqësor me Diellin dhe Hënën e plotë në Ujor, kështu që do t'ju duhet të bëheni gati për çdo lloj lajmi.
Si Dem, preferoni një jetë të jetë e të qëndrueshme dhe disi të parashikueshme, por kjo nuk është gjithmonë e mundur - një ngjarje në karrierë në fillim të gushtit do t'ju tregojë se përshtatja është zgjidhja e vetme. Në fillim mund të hasni vështirësi, por kur të studioni zgjedhjet, do të shihni se do të jetë rruga më e mirë.
Familja dhe shtëpia do të marrin vëmendje të veçantë. Nëse shpresoni të lëvizni ose të ndihmoni një nga prindërit ose një anëtar tjetër të familjes, do të jeni në gjendje ta bëni këtë pas Hënës së re.
Marsi do të jetë i fortë dhe jetik në gusht, por do të shkojë në prapavijë nga 9 shtatori deri më 13 nëntor. Punoni shumë për të përfunduar sa më shumë plane dhe marrëveshje në gusht. Gjatë prapavijës, marrja e miratimeve dhe vendimeve nga klientët dhe menaxhimi do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, kështu që do të shihni se do të përparoni me ngadalë.
Në përfundim të gushtit dhe fillimit të shtatorit, me siguri do të ndodhë një ngjarje e rëndësishme sociale. Jeta do të marrë të tjera “ngjyra” dhe do të ndërveproni më shumë me miqtë.
Nuk përjashtohet mundësia e një romance. Urani në Dem do të jetë aktiv, dhe këtë herë, planeti i të gjitha gjërat e papritura, do të funksionojnë për ju. Jeni në një lidhje? Atëherë planifikoni mënyra të reja për të krijuar kujtime.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.