Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2020: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2020: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2020: Ujori dhe Peshqit

Muaji gusht mund të kthehet në një muaj të rëndësishëm. Hëna e plotë e 3 gushtit do të bjerë në shenjën tuaj duke sjellë që disa diskutime të brendshme të dalin në sipërfaqe. Papritur, do të ndiheni të frymëzuar dhe nga qartësia që do të provoni nga kjo Hënë e plotë, do të shihni të gjitha zgjidhjet për ju.

Duket se keni një dëshirë të udhëtoni këtë muaj. Me gjasë, do të udhëtoni me makinë diku afër shtëpisë.

Marsi do të mbetet rrotull shenjës suaj deri më 6 janar të vitit 2021, një kohë jashtëzakonisht e gjatë, në të cilën do të keni mundësi të blini një makinë, shtëpi etj. Por për çdo vendim, veproni tani, jo më vonë, pasi Marsi do të shkojë në prapapvijë nga 9 shtatori deri më 13 nëntor.

Marsi do të jetë në një kënd të vështirë ndaj Plutonit dhe Saturnit, të dy në shtëpinë e dymbëdhjetë të bisedave të fshehta, kështu që mund të duhet të luftoni me konkurrentë të ashpër. Qëndroni vigjilentë ndaj këtyre personave.

Hëna e re e 18 gushtit në Luan do të sjellë në vëmendje marrëdhënien. Mund të fejoheni, martoheni ose të nënshkruani një kontratë me një partner biznesi (agjent, publicist, drejtor reklamash, drejtues shërbimi ose ekspertë të ngjashëm). Shtëpia e partneritetit është e ndezur dhe Marsi do të jetë 100% mbështetës.

Nëse po kërkoni për një punë të re dhe keni investuar disa herë, diskutimi do të përqëndrohet te kompensimi. E njëjta gjë edhe nëse jeni të punësuar nëse kërkoni ngritje në detyrë/rroge. Pas 1 shtatorit, do të mësoni përgjigjen e saktë. Kjo Hënë e re do të jetë një nga më të mirat e vitit 2020.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2020: Ujori dhe Peshqit

Duket se po mendoni pak për paratë, ose sepse dëshironi të gjeni një punë të re, ose sepse dikush që ju ka borxh para nuk po ju paguan, të paktën për momentin. Një tjetër mundësi mund të jetë që jeni duke investuar në biznesin tuaj, duke përjetuar një ndryshim në stilin e jetës, ose keni humbur punën për shkak të pandemisë. Qëndroni optimist, edhe pse pjesa e parë e muajit është e mundimshme. Megjithatë më vonë, Hëna e re më 18 gusht, duhet të qetësojë situatën.

Lajmet që vijnë me Hënën e plotë të 3 gushtit nuk do të jenë saktësisht ato që doni të dëgjoni. Urani i paparashikueshëm po krijon një kthesë që nuk e kishit parashikuar, që do të përfshijë një projekt pune ose një çështje shëndetësore.

Duket se jeni nën një presion të madh nga një person i caktuar, ndoshta një mik apo anëtar i një grupi që frekuenton. Ky presion ju shtyn që të bëni diçka që nuk doni të bëni. Ata duan që t’u bindeni kërkesave të tyre.

Arsyeja pse po mendoni kaq shumë për të fituar, shpenzuar, kursyer, investuar dhe administruar paratë është që në fund të qershorit, Marsi u zhvendos te Dashi, shtëpia e dytë e të ardhurave personale. Nëse shpenzimet nuk janë rritur, mund të jetë sepse një klient ka falimentuar dhe nuk mund t'ju paguajë, ose për ndonjë arsye tjetër, nuk po shihni fondet që parashikuat.

Hëna e re në Luan më 18 gusht do të ndriçojë shkëlqyeshëm shtëpinë e gjashtë të projekteve të punës dhe menjëherë energjia do të ndryshojë për mirë dhe jeta do të përmirësohet. Mund të filloni një punë të re, ose një punë me kohë të pjesshme, që do të përmirësojë fluksin e parave.

Në fund të gushtit, teksa afroheni me Hënën e plotë të 1 shtatorit, do të përjetoni momentin më të mirë të muajit. Diçka e dashur për zemrën, shumë e rëndësishme për ju, po arrin kulminacionin. Ju e dini mirë se për çfarë bëhet fjalë.

Do të keni mundësi të kërkoni mbështetje nga një partner (në dashuri ose biznes).

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.