Kuzhina

Ëmbëlsira më e freskët e stinës është me limonë

Shkruar nga Anabel

4 Gusht 2020

Ëmbëlsira më e freskët e stinës është me

Ju duhen këto përbërës:

- 150 g gjalp i shkrirë

-  450 g sheqer

- 250 g miell

- Vezë

- Ekstrakt vanilje

- Kripë

- Lëng limoni

- Lëkurë e grirë limoni

Përgatitja:

Për përgatitjen e bazës:

Ju duhen: gjalp i shkrirë, miell dhe sheqer. Përzieni masën derisa të bëhet e njëtrajtshme dhe e plotë. Më pas, vendoseni në një tavë xhami dhe futeni në furrë për 180 gradë, 20 minuta. (Më pak ose më shumë minuta, në varësi të furrës suaj.)

Ëmbëlsira më e freskët e stinës është me

Ndërkohë që baza po piqet, përgatisni pjesën tjetër:

Ju duhen vezët, miell, sheqer dhe lëkura e 1-2 limonave si dhe lëng limoni. Rrihni bashkë të gjithë përbërësit. Vendoseni përzierjen mbi bazën që përgatitët dhe futeni përsëri tavën në furrë për 15 minuta, 180 gradë.

Ëmbëlsira më e freskët e stinës është me

Mbajini në frigorier për 1-2 orë. Mund t’i spërkasni me sheqer pluhuri në fund, nëse dëshironi.

Ëmbëlsira më e freskët e stinës është me

Nëse doni, një shpjegim edhe më të shpejtë se të videos në YouTube, shikoni këtë: