E keni vënë re ndonjëherë se sa instiktuale është të puthni dikë në ballë, kur doni të ofroni ngushëllim, dashuri apo ndjeni dhembshuri? Me siguri e keni vënë re, dhe ndjesinë e ngrohtë të “mbrojtjes” kur dikush ju puth në ballë. Është si të jemi të programuar të dimë se aty, gjesti ynë empatik do të pranohet dhe do të kuptohet nga personi tjetër, më së miri.
Një puthje në Syrin e Tretë mund të jetë një dhuratë e mahnitshme që mund të bëni dhe të merrni, në shenjë mirënjohjeje e dashurie. Është një përvojë më vete, që ju bën të ndiheni më mirë dhe ju jep forcë për të vazhduar më tej, edhe nëse mendoni se nuk e keni.
Puthja në Syrin e Tretë aktivizon gjëndrat pineale dhe hipofizën në tru, gjë që sjell një ndjenjë sigurie dhe mirëqënieje për personin që e merr këtë dhuratë. Puthja në ballë, përmendet edhe në shumë shkrime të lashta. Gjëndra pineale, quhet dhe ndryshe “syri i tretë”.
Për shkak se zona e ballit preket rrallë nga një person tjetër, shqisat tuaja “ngrihen” sa herë që dikush tjetër e prek atë. Buzët janë më të ngrohta se pjesa tjetër e fytyrës, dhe kjo e bën dhe më të ndjeshme puthjen. Këto dy faktorë (shqisat e ngritura, buzët e ngrohta) zgjojnë këto dy gjëndra në trurin tonë, të cilat më pas sekretojnë melatoninën, hormonin që i përgjigjet errësirës dhe ndihmon në krijimin e ritmeve cirkiane dhe me gjumin, si dhe serotoninën, që është rregullator i gjendjes së humorit, lumturisë dhe ankthit. Nivelet e ulëta të serotoninës janë të lidhura me depresionin.
Të dyja (melatonina dhe serotonina) janë përgjegjëse për gjumin, gjendjet medituese, mirëqënien, lumturinë dhe euforinë. Kështu që, kur dikush ju dhuron një puthje në ballë, të gjitha elemement e përmendur më sipër, kombinohen për ta bërë këtë “bashkim” një eksperiencë të vogël, por shumë të rëndësishme.
Prandaj, praktikojeni më shpesh me njerëzit tuaj të dashur. Është e thjeshtë. Një puthje në qendër, mes vetullave të tyre, që shpesh herë mund të jenë të ngrysuara dhe në mendime dhe ju mund t’i lehtësoni ato sadopak.
Nëse nuk mund të jeni pranë miqve dhe të afërmve në këtë kohë, mbyllini sytë dhe imagjinoni veten duke u dhënë atyre një puthje në ballë me gjithë dashurinë tuaj.
Burimi: Soul Travel Rules