Vendosja e qepëve në çorapet tuaja mund të duket e çuditshme, por disa njerëz betohen se është ilaç për infeksione, si ftohja apo gripi dhe largues i toksinave të trupit.
Sipas këtij “mjekimi popullor”, gjithë çfarë duhet të bëni është të vendosni disa rrathë qepe të kuqe ose të bardhë në fund të këmbëve dhe të vishni një palë çorape. Më pas t’i mbani çorapet përgjatë gjithë natës, ndërsa flini.
Origjina e “ilaçit”
Ideja e këtij mjekimi mund të ketë filluar që në vitet 1500, sipas Shoqatës Kombëtare të Qepëve, kur besohej gjerësisht se vendosja e qepës së papërpunuar mund t’i mbronte njerëzit nga murtaja bubonike.
Ideja e vendosjes së qepëve në çorapet tuaja mund të burojë gjithashtu nga praktikat e lashta medicinale kineze të refleksologjisë së këmbëve. Nervat në këmbë kanë qenë një pikë qëndrore e mjekësisë lindore për mijëra vite me radhë dhe mendohet se veprojnë si pika hyrëse në organet e brendshme.
Qepët janë të pasura me komponime sulfurike, të cilat u japin atyre aromën e fortë. Sipas “popullit”, kur vendosen në këmbë, këto komponime depërtojnë në trup. Pastaj, ato vrasin bakteret, viruset dhe pastrojnë gjakun. Artikujt që bëjnë pretendime të tilla përmendin gjithashtu se vendosja e qepëve rreth dhomës do të largojë ajrin e toksinave dhe kimikateve.
Çfarë thonë studimet
Shumë studime janë bërë për të vlerësuar këto praktika të lashta, por cilësia kërkimore mbi refleksologjinë e këmbëve është në përgjithësi e ulët.
Gjithashtu, asnjë studim nuk është bërë në mënyrë specifike për të vlerësuar përfitimin e vendosjes ë qepëve në çorapet tuaja ose kudo tjetër në trup. Ndonëse shumë artikuj në internet mbrojnë përdorimin e qepëve në çorape, asnjë prej tyre nuk bazohet në citate studiuesish apo eksperimente. Çdo gjë mbështetet vetëm në pretendime dhe fjalë të kaluara ndër vite.
Asnjë studim nuk është bërë për të hedhur poshtë pretendimin e qepëve në çorape. Sidoqoftë, qepët janë pak acid, kështu që mund të kenë rezultate antibakteriale nëse fërkohen në gjëra. Viruset gjithashtu kërkojnë një kontakt njerëzor për t’u përhapur, prandaj një qepë nuk do të jetë në gjendje ta tërheqë virusin dhe ta përvetësojë atë.
Shumë njerëz në internet betohen për efektin e këtij ilaçi dhe mbase është e gjitha një rast i efektit të placebo. (Kur një produkt i caktuar jep efektin e duhur,vetëm sepse personi e beson se do të japë atë efekt)
Sidoqoftë, nëse doni ta provoni, përveç aromës së pakëndshme, nuk ka asnjë lloj efekti anësor.
Burimi: HealthLine