Mes gjithë gjërave që nuk shkojnë në botë ka gjithmonë vend për të ngritur zërin, për të kërkuar një të drejtë dhe nëse problematika është gjithëpërfshirëse, edhe për të protestuar.
Aktualisht, ka dy tema të cilat janë bërë pjesë e protestave të mëdha në vende si Gjermani dhe SHBA.
- Protesta e kauzës #SaveTheChildren
Protestues në Los Angeles dhe Las Vegas u mblodhën për të kërkuar që të bëhet diçka me situatën problematike të pornografisë dhe trafikimit të fëmijëve në botë. Protestuesit në Los Angeles tentuan të shkojnë drejt ndërtesës së CNN. Për këtë nuk ka patur ende një shkrim apo lajm nga vetë media.
View this post on Instagram
- Protesta kundër kufizimeve nga Covid-19
Mijëra protestues në Gjermani janë mbledhur për t’u shprehur se janë kundër kufizimeve të vendosura. Protestuesit në Berlin ishin pajisur me furgonë me mbishkrime kundër përdorimit të maskave, si: “Show me your smile” (Më trego buzëqeshjen tënde) dhe “We are loud, because our freedom is being stolen” (Jemi të zhurmshëm, sepse po na vidhet liria jonë).
Të tjerë mbanin pankarta me shkrime: “Corona, false alarm” apo “We are being robbed on our freedom” (Po na vjedhin lirinë).
View this post on Instagram