Social Buzz

Mi pan, zu zu zu: Si një këngë qesharake pushtoi TikTokun

Shkruar nga Anabel

5 Gusht 2020

Mi pan, zu zu zu: Si një këngë qesharake pushtoi TikTokun

Numërohen më shumë se 1.5 milionë video në TikTok ku dëgjohet një “këngë” sa bezdisëse aq edhe për të qeshur. Kënga është një fenomen tashmë në platformë dhe një nga videot më të famshme është kjo me këtë kërcimin e çuditshëm të një lame në shkretëtirë.

@awa_de_horchata_uwu

Mi?pan?‍??su?su?sum?su?su??su?mi?pan?yakakus?ñam?ñam??ñam

? THIS SONG ISNTT ABOUT BREAD Stop mipansusus - itzmilpops

Versioni origjinal është ky i vitit 2010, ku kompania e famshme amerikane Kellogg's hedh në treg drithërat e mëngjesit Miel Pops (të njohura edhe si Honey Loops) në Rusi. Në video, disa bletë këndojnë “zhu, zhu, zhu”, tingull që imiton gumëzhitjen e tyre.

Sipas The Guardian, ishte @chernaya.princessa, një përdoruese TikToku, e para që realizoi një version akustik të këngës. Më pas, një tjetër e miksoi dhe kështu u kthye në trend.

@chernaya.princessa

Yes, It is my accelerated voice. Miel Pops )) I just did a cover on russian commercial about cereal

? THIS SONG ISNTT ABOUT BREAD Stop mipansusus - itzmilpops

Ndër të tjera, ka edhe shumë video të njerëzve që shijojnë bukën ("mi pan" në spanjisht: buka ime). Ngatërruat karbohidratet njerëz; është për drithërat e mëngjesit.

Kënga është trend për ditë me radhë dhe vështirë të shpjegohet pse. Sidoqoftë, është 2020. Asgjë nuk na çudit më.

Mi pan, zu zu zu: Si një këngë qesharake pushtoi TikTokun