Addison Rae Easterling ësht 19-vjeçarja që fitoi $5 milionë, vetëm gjatë vitit të kaluar. Ajo u bë e famshme në TikTok me videot e saj të kërcimit dhe sot numëron 54.7 milionë ndjekës.
“Tik Tok më çoi këtu ku jam”, thotë ajo.
Një vit më parë, Addison Rae sapo ishte vendosur në universitet, ku do të studionte për gazetari dhe ndërkohë bënte koreografi të ndryshme në TikTok. Ajo arriti 1 milionë ndjekës deri në tetor.
“Emri im thërritej teksa shkoja për në mësim dhe kjo ishte shumë e çuditshme”, kujton ajo për momentet në shkollë.
Adoleshentë më të rinj se ajo në shkollë kërkonin të bënin foto me të.
@addisonre SOMEONE PLS TEACH ME HOW TO DO THIS HAHAHA
? original sound - kingnick123
Këtë vjeshtë, ajo postoi reklamimet e para të sponsorizuara, për Fashion Nova, një dyqan veshjesh online dhe në dhjetor, u zhvendos në Los Angeles për ta ndjekur famën me kohë të plotë.
Atje, Addison krijoi lidhje me një grup yjesh të TikTok dhe ndihmoi në formimin e Hype House, një grup krijuesish, i cili e ngriti më tej profilin e saj. Mundësitë e biznesit pasuan.
Në fillim, ajo mori një marrëveshje tipike për postime të sponsorizuara nga marka si Rebook, apo kompania e orave, Daniel Wellington. Gjithsej, këto dy flukse të ardhurash përbënin dy të tretat e fitimeve të saj.
Në korrik, ajo u bë zëdhënsja kryesore globale për American Eagle, një rol që do ta gjejë atë në reklama dixhitale dhe tradicionale, në TV dhe në posterat e veshjeve për adoleshentë.
Në të njëjtin muaj, ajo filloi të organizojë një podcast të përjavshëm me nënën e saj, Sheri Nicole, të quajtur "Mama knows Best".
“Ne duam të thyejmë pengesat dhe të bisedojmë për gjëra që shumica e fëmijëve nuk do të ndiheshin rehat t’i pëmendnin përpara prindërve.”
Linja e saj e makeup-it, Article Beauty, hedh produktet e saj të para në internet javën e ardhshme.
Addison Rae kryeson listën, por ajo nuk është e vetmja adoleshente me fitime të mëdha nga TikTok. Sipas Forbes, këto janë disa prej të rinjve më të suksesshëm të aplikacionit:
#2 Charli D’Amelio - $4 milionë
#3 Dixie D’Amelio - $2.9 milionë
#4 Loren Gray - $2.6 milionë
#5 Josh Richards - $1.5 milionë
#6 Michael Le - $1.2 milionë
#7 Spencer X - $1.2 milionë