Kuzhina

Tost me avokado sipas Kylie Jenner: Çfarë ka receta e saj ndryshe nga të tjerat?

Shkruar nga Anabel

14 Gusht 2020

Tost me avokado sipas Kylie Jenner: Çfarë ka receta e saj ndryshe

Tani që jeni përgatitur të prisni gjithçka nga 2020 nuk do habiteni nëse merrni një recetë kuzhine nga Kylie Jenner. Në fakt, është thjesht receta e një toste me avokado, por sidoqoftë, kur vjen prej Kylie-it ka diçka ndryshe brenda.

Tost me avokado sipas Kylie Jenner: Çfarë ka receta e saj ndryshe

"Sa ndryshe mund të jetë një tost?"- do të pyesnit me të drejtë, por prisni. Nëse tostat e zakonshme kanë thjesht avokado, kjo që bën Kylie ka 5 përbërës. 

Si gjithë të tjerët edhe ajo fillimisht lyen bukën e tostës me avokado, i shton piper të kuq dhe pak kripë; kombinimi i pikantes dhe të kripurës, por s'e mbyll aty. Ingredienti i fundit është mjalti! 

Mbi avokadon e përzierë, Jenner shton pak mjalt. Nëse jeni skeptikë për shijen e ëmbël dhe të kripur në të njëjtën kohë, s'jeni vetëm, por ju sugjerojmë ta provoni.

Tost me avokado sipas Kylie Jenner: Çfarë ka receta e saj ndryshe

Njerëzit që e provuan në Twitter sigurisht u ndanë në dy grupe: Ata që e dashuruan shtimin e përbërësit "sekret" dhe të tjerë që s'e shijuan fare tostin e radhës.

Tost me avokado sipas Kylie Jenner: Çfarë ka receta e saj ndryshe

Tost me avokado sipas Kylie Jenner: Çfarë ka receta e saj ndryshe

Në grupin tjetër bënin pjesë ata që s'e morën vesh kurrë pse tosti i Kylie-it po merr kaq vëmendje. Të gjitha qëndrojnë.

Burimi: Bustle