Metropolitan

Ëndërr e bërë realitet: Publikohet bashkëpunimi i Dua Lipës me Madonna-n dhe Missy Elliott!

Ëndërr e bërë realitet: Publikohet bashkëpunimi i Dua

Siç premtoi, dje (14 gusht) Dua Lipa solli ëndrrën e bërë realitet; bashkëpunimin e parë me Madonna, mbretëresha e popit, dhe Missy Elliott, një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës rep.

Projekti i publikuar pak orë më parë, është një remix i këngës  “Levitating” të Duas, e publikuar për herë të parë në prill të 2020-ës. Remix-i është punuar nga The Blessed Madonna, DJ amerikane e cila më parë njihej si The Black Madonna.

Ndonëse Madonna nuk shfaqet në klip, zëri i saj i ndërthurur me atë të Dua-s s'mund të mos dallohet. Kënga, merr një tjetër dimension kur Missy Elliott nis të repojë ashtu siç mund ta bëjë vetëm ajo. I dashuri i Dua-s, Anwar Hadid s'mund të mungonte në projektin e ri.

Për herë të parë, këngëtarja me origjinë shqiptare njoftoi për bashkëpunimin e rëndësishëm në 27 korrik, kur tha se do të punonte me "idhujt e saj" për remiksin e ri.

Jo më kot ky remix konsiderohet, "ëndërr e bërë realitet" pasi Dua e ka thënë shpesh që nëse ka një këngëtare të cilës do të donte t'i ngjasonte, është Madonna. Pak kohë më parë, menaxheri i saj Ben Maëson, deklaroi për Music Week:

“Albumi Future Nostalgia është ndikuar shumë nga energjia dhe ndjesia që këngët e Madonna-s përcjellin. Madje ne po mundohemi të bindim Madonna-n për të bashkëpunuar me Dua-n. Kur unë e kam takuar Dua-n për herë të parë ajo ishte vetëm 17 vjeçe dhe më tha që dëshironte të bëhej si Madonna. Kishte diçka në mënyrën si ajo ma tha që më bëri të besoj tek Dua. Ajo i ka të gjitha, prandaj është potencial pa limit.”



REELS

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

'Dream come true': Dua Lipë's collaboration with Madonna and Missy Elliott is published!

Ëndërr e bërë realitet: Publikohet bashkëpunimi i Dua

As promised, yesterday (August 14) Dua Lipa brought the dream come true; first collaboration with Madonna, the queen of pop, and Missy Elliott, one of the most successful rap singers.

The project, published a few hours ago, is a remix of Duas' song "Levitating", first released in April 2020. The remix was created by The Blessed Madonna, the American DJ formerly known as The Black Madonna.

Although Madonna does not appear in the clip, her voice intertwined with that of Dua can not be indistinguishable. The song takes on another dimension when Missy Elliott starts rap as only she can do. Dua's boyfriend, Anwar Hadid, could not miss the new project.

For the first time, the singer of Albanian origin announced the important collaboration on July 27, when she said she would work with "her idols" for the new remix.

The project, not in vain is considered a "dream come true" as Dua has often said that if there is one singer she would like to be like, it is Madonna. Some time ago, her manager Ben Maason, stated for Music Week:

"The album Future Nostalgia has been greatly influenced by the energy and feeling that Madonna's songs convey. We are even trying to convince Madonna to collaborate with Dua. When I first met Dua she was only 17 years old and told me she wanted to become like Madonna. There was something in the way she told me that made me believe in Dua. It has it all, so it has unlimited potential. ”