I nxehti i gushtit mund të jetë i lodhshëm në shumë vende të botës, prandaj Vogue mendoi për një zgjidhje interesante: ndoshta të gjithë duhet të veshim rroba banjo, edhe në qytet. Në fakt, veshja e tyre, kombinuar me pantallona, xhaketa apo aksesorë ka qenë prej vitesh pjesë e sfilatave të modës, por mos ka ardhur momenti t’i sjellim edhe në rrugët e vërteta të qytetit?
Në të kaluarën është vlerësuar si një tendencë e çuditshme, por pandemia, vapa dhe çdo gjë tjetër mbase po i bën dhe ekspertët e modës të ndryshojnë mendim. Sigurisht, nuk po sugjerojmë të bëjmë plazh në rrugë dhe të dalim vetem me një palë rroba banjo veshur, por le të provojmë të kombinojmë pjesën e sipërme të rroba banjove, apo një monokini me veshjet e duhura dhe jo vetëm që nuk do kemi aq vapë, por do dukemi edhe me shumë stil.
Ja disa ide nga Vogue: