Showbiz dhe TV

Si arrin Tayna të qëndrojë e motivuar dhe me energji pozitive rreth saj

Shkruar nga Anabel

20 Gusht 2020

Si arrin Tayna të qëndrojë e motivuar dhe me energji pozitive

Këngëtarja 23-vjeçare nuk është më aktivja kur bëhët fjalë për pjesëmarrjen në intervista, por s'mund të themi të njëjtën gjë për aktivitetin muzikor të saj. Ditën e sotme (20 gusht), sapo u publikua kënga e radhës nga Tayna, "Qe qe", për të cilën ajo thotë se është frymëzuar nga telenovelat spanjolle me të cilat është rritur brezi i saj.

Në një intervistë të publikuar ditën e djeshme për Prive, ajo foli thuajse aspak për jetën e saj private, shumë për planet muzikore dhe më shumë nga të gjitha, për mënyrën se si e merr energjinë pozivite rreth saj. 

Tayna tha se i pëlqen t'i trajtojë edhe xhirot me makinë, si një formë meditimi, të shoqëruara me muzikë, më së shumti me ritmet afrikane apo hip-hop, në varësi të gjendjes së saj.

"Kur jam në makinë, më pëlqen të reflektoj, të mendoj për planet e mia, të dëgjoj muzikë ose të mos mendoj asgjë dhe vetëm të shijoj muzikën."

Gjatë karantinës, ajo u shpreh se filloi të praktikonte Yoga, si një formë qetësimi dhe që prej disa vitesh, i pëlqen të meditojë rregullisht. Reperja thotë se nuk sheh thuajse kurrë lajme:

"Unë nuk ndikohem nga faktorët e jashtëm dhe nuk shoh lajme. Normal, diçka që është shumë e madhe merret vesh gjithsesi, sepse njerëzit flasin."

Ndër të tjera, Tayna u shpreh se dëgjon shpesh video motivuese, sheh video pozitive dhe lexon libra motivues "self-help". 

"Këto më ndihmojnë më shumë që të jem pozitive."

Doruntina tha se për t'u bërë "Tayna", ka hequr dorë nga privatësia dhe nuk del shpesh, vetëm nëse shkon në vende ku nuk e njohin, jashtë kufijve.

Një mënyrë tjetër motivimi për reperen, është "inati produktiv". Pyetur nëse reperja mban inat apo jo, ajo u përgjigj:

"Varet nëse inati është produktiv a toksik. Për shembull, nëse dikush më thotë se nuk e bëj dot këtë, mua më kap inat dhe do bëj gjithçka për ta bërë atë."