Çfarë ndodh në Malibu, përfundimisht nuk qëndron në Malibu! Aq më tepër kur bëhet fjalë për Kendall Jenner dhe të ashtuquajturin të dashurin e ri, Devin Booker. Dyshja, është fotografuar së fundmi shumë pranë njëri tjetrit me të në një plazh. Në fakt, zërat se mes tyre ka diçka kanë nisur prej muajsh, por vetëm tani romanca është thuajse e konfirmuar.
Që prej fillimit të muajit, nisën flirtimet e para përmes komenteve në Instagram, por duke njohur historitë e mëparshme të Jenner, privatësia është mjeshtria e saj. Edhe kësaj here, Kendall do t'i lërë të gjithë kureshatarët të aludojnë për marrëdhënien e saj të radhës.
Nga ana tjetër, zëra pranë tyre thonë se dyshja "po kalon mirë, por gjërat nuk janë serioze. Ajo po flet me shume djem në të njëjtën kohë. Ka kaq shumë burra që çmenden pas saj."
Sido të jetë romanca e re, një gjë është e sigurtë. Fiksimi i Kendall-it me basketbollistat është goxha serioz.
Burimi: Cosmopolitan