Celebrity

Cardi B ka një përgjigje për ata që thonë se ‘WAP’ është shumë vulgare

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2020

Cardi B ka një përgjigje për ata që thonë se

Kënga e Cardi B dhe Megan Thee Stallion, është aktualisht në krye të renditjeve në shumë vende të botës. “WAP” është një shkurtim për “Wet Ass Pussy”.

Kënga përfshin pjesë tekstesh “për të rritur” dhe tema e këngës tashmë kuptohet, por Cardi B ka një mesazh për këdo që e quan videoklipin dhe këngën shumë “vulgare”:

“Njerëzit që shqetësohen nga kënga janë zakonisht konservatorë ose njerëz fetarë, por unë jam rritur duke dëgjuar këtë lloj muzike. Të tjerët mund të mendojnë se është e çuditshme dhe vulgare, por për mua është tejet normale.”

Ajo vazhdoi:

“Doni të dini diçka? Është pikërisht ajo që njerëzit duan të dëgjojnë. Nëse njerëzit nuk do e dëgjonin këngën, nëse do kishin frikë ta dëgjonin, nuk do të ishte aq e mirë.”

Në fakt, ajo që Cardi thotë ka kuptim. Suksesi i këngës flet për dëshirën që njerëzit kanë të dëgjojnë këngë me të tilla përmbajtje. Nëse ato nuk do të ishin kaq të suksesshme, Cardi B dhe këngëtarë të tjerë, thjesht nuk do t’i bënin më.

Sigurisht, reperja është në dijeni se kënga është për të rritur, prandaj ajo u shpreh:

“Normalisht, nuk dua që fëmija im ta dëgjojë këtë këngë.”

Ajo thotë se këngët e saj bëhen edhe për fuqizimin e gruas, për t’i dhënë grave vetëbesim kur i dëgjojnë ato.

 Aktualisht, WAP është kënga numër një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimi: Glamour