Celebrity

Chrissy Teigen s'e besonte kurrë që mund të mbetej shtatzënë: 'Ishte surprizë karantine'

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2020

Chrissy Teigen s'e besonte kurrë që mund të mbetej

Chrissy Teigen dhe John Legend ende nuk e besojnë që një bebush i tretë do t'i bashkohet familjes! Burime për People, thonë se çifti nuk e kishte menduar kurrë se Chrissy do të mund të mbetej shtatzënë në mënyrë natyrale, prandaj kurrë nuk janë treguar shumë të kujdesshëm në intimitetin e tyre.

Chrissy Teigen s'e besonte kurrë që mund të mbetej

"Ajo vazhdon të thotë se është një mrekulli që mbeti shtatzënë dhe se ishte shtatzënë kur bëri ndërhyrjen e implanteve të gjoksit."

Teigen dhe Legend gjithnjë janë treguar duke thënë se 2 fëmijët e tjerë, Luna 4 dhe Miles 2, janë bërë me In vitro.

"Ishte një surprizë. Një surprizë e vogël karantine. Jemi shumë të emocionuar dhe mirënjohës ndaj çdo urimi që kemi marrë. "- u shpreh këngëtari pak ditë më parë, duke treguar kështu se bebushi është ngjizur gjatë izolimit prej pandemisë.

Chrissy Teigen s'e besonte kurrë që mund të mbetej

Më të emocionuar se vetë prindërit duket se është vajza e madhe e familjes, Luna, e cila po e pret me padurim bebushin tjetër.

Shtatzënia e tretë u konfirmua në videon e re muzikore të Legend, "Wild" ku Chrissy u shfaq me barkun e rrumbullakosur në fund të klipit.