Celebrity

Lidhja e re e Pitt me modelen: Pse aktori e ka mbajtur sekret kaq gjatë

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2020

Lidhja e re e Pitt me modelen: Pse aktori e ka mbajtur sekret kaq gjatë

Sado e dhimbshme të tingëllojë, është fakt që Brad Pitt po del me dikë dhe nuk është Jennifer Aniston. Teksa përpiqeni të jenë të lumtur për të, po ju themi se aktualisht, Brad dhe e dashura e tij gjermane, Nicole Poturalski po pushojnë në kështjellën e tij personale. Madje, thuhet se dyshja po shijojnë dashurinë në mënyrë sekrete prej më shumë se 9 muajsh.

Lidhja e re e Pitt me modelen: Pse aktori e ka mbajtur sekret kaq gjatë

Në fakt, lidhja e re e Brad Pitt-it ka shokuar edhe miqtë e tij, që s'kishin asnjë ide për udhëtimin romantik drejt jugut të Francës.

Ata shtojnë se që nga ndarja në 2016-ën me Angelina Jolie-n, Brad përpiqet të jetë shumë privat në marrëdhëniet që krijon.

Thuhet se Brad dhe Nicole janë njohur përmes miqve të përbashkët dhe kur filluan të dilnin nuk i treguan askujt, pasi aktori nuk do që gjërat të përkeqësohen me Angelina-n dhe procesin e divorcit.

Pavarësisht të gjithave, duket se po shkon mrekullisht mes Pitt-it dhe modeles po shkojnë për mrekulli.