Që prej vitit 2017 ka patur gjithnjë dyshime mbi seksualitetin e këngëtares Camila Cabello.
Ka qindra video në YouTube, kryesisht me titull “Camila Cabello Gay Moments”, që përfshijnë video nga pjesë të intervistave dhe daljeve të ndryshme të këngëtares.
Kur pyetet, së bashku me ish- grupin muzikor të vajzave, "Fifth Harmony", në Ryan SeaCrest, nëse ajo dhe pjesa tjetër janë mësuar me ndarjen me dikë, thyerjen e zemrës dhe rimëkëmbjen, Camila thotë:
“Nuk mendoj se kjo duhet të ndodhë domosdoshmërisht me një djalë.”
Në një tjetër emision radiofonik, Camilës i drejtohet pyetja:
"Çfarë karakteristika po kërkon tek një djalë?"
Këngëtarja nuk përgjigjet për pak sekonda dhe më pas thotë:
“Me këdo që bie në dashuri, jo gjithmonë ata do të përshtaten me listën." [?]
Në asnjë moment nuk thekson që e ka fjalën vetëm për djem.
Në një intervistë tjetër, vajzat pyeten:
"Kush është djali që ju çmend?"
Dhe Camila përgjigjet e para:
“Pse mendon se është me patjetër djalë?”
Sa më shumë që shfaqen video me momente të tilla, aq më të vërteta duken dyshimet:
Këto video i ka rikthyer në vëmendje edhe TikTok, ku disa përdorues kanë postuar “Momentet Gay Të Camila-s”.
@iamcamrengirl Camila Cabello gay moments part 13 ??? ##camilacabello ##laurenjauregui ##camren ##fifthharmony ##gay ##lesbian ##foryoupage
? original sound - iamcamrengirl
Për më tepër, disa njerëz dyshojnë edhe se Shawn Mendes është homoseksual, kur ai është në një lidhje me Camila-n që prej vitit 2019. Edhe pse së fundmi, nuk janë parë më bashkë prej kohësh dhe njerëzit po dyshojnë se çifti mund të jetë ndarë.
Sidoqoftë, shumë ndjekës mendojnë se Camila-Shawn janë (ose ishin) bashkë vetëm për të fshehur seksualitetin e tyre të vërtetë.
Sidoqoftë, nga fotot e tyre apo edhe nga "Senorita" është pak e vështirë të besosh se nuk ka dashuri:
Nëse Camila është vërtet biseksuale, arsye të mundshme pse ajo nuk e pranon këtë, përfshijnë statusin që ajo ka tashmë si vajzë heteroseksuale, njerëzit që merren me menaxhimin e saj ose thjesht fakti që nuk është gati.