Një nga teoritë më të përhapura në biologji është padyshim ajo e Darvinit, në bazë të së cilës qëndron ideja e natyralistit se njerëzit e kanë origjinën nga një lloj majmuni. Sigurisht që kushdo ka të drejtën të besojë çfarë dëshiron me evolucionin, ose së paku të fantazojë.
Charles Le Brun (1619 – 1690) ishte një piktor francez, fizionom, teoricien arti dhe drejtor i shumë shkollave artistike asokohe. Ai u shpall nga Luigji i XIV si “artisti më i madh francez i të gjitha kohërave” dhe shërbeu si një figurë dominuese e artit në shekullin XVII.
Në librin “Traktati mbi shprehitë e fytyrës” (via Wellcome Library) , Le Brun përdori njohuritë e tij në fizionomi për të fantazuar se si mund të dukeshin njerëzit në rast se do të kishin evoluar nga specie të tjera. Sigurisht që rezultatet janë vetëm fantazi e Le Brun, por ja vlen t’i shihni.
Buf
Gomar
Shqiponjë
Ari
Derr
Luan
Mi
Dem
Deve
Dash