Pas Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapit, listës së figurave që kanë vendosur të largohen nga "Portokalli" i shtohet edhe Altin Basha! Pas më shumë se 17 vitesh, burime për Anabel.al bëjnë me dije se regjisori historik thuhet se ka vendosur të shkëputet nga spektakli i humorit.
Gjithashtu regjisor në Teatrin Kombëtar, për dekada me radhë, "Portokallia" është identifikuar me emrin e Altin Bashës.
Pak kohë më parë, në portale qarkulloi lajmi se regjisori do të largohet drejt një tjetër televizioni, por nuk dihet ende se çfarë ndryshimesh do të sjellë sezoni i ri. Ndërkohë, vetë Basha nuk e ka konfirmuar largimin e tij nga Top Channel.