Në shtator të këtij viti, firma e luksit, Gucci, hapi një restorant në krye të dyqanit të saj, në Beverly Hills, Los Angeles, i cili ka kryesisht një menu të pjatave italiane.
“Gucci Osteria da Massimo Bottura” është emri i restorantit që ka një pjesë të emrit, nga shefi i saj i kuzhinës, Massimo Bottura.
Kjo është hera e dytë që Bottura është në partneritet me Gucci-n.
Në vitin 2018, shefi i kuzhinës me tre yje Michelin, punoi me markën në restorantin e tyre të parë me të njëjtin emër, në Firence të Italisë. Në të dy restorantet, fokusi është tek një “menu thellësisht italiane”.
Vendi i ri në LA, ka një hyrje private në nivelin e rrugës, ku emri i restorantit është i shkruar me pllaka të ndriçuara prej mermeri të zbehtë.
Të ftuarit mirëpriten në hollin e madh, i cili është i mbuluar me letër muri me dizajnin e Gucci-t.
Abazhurët në formë ylli janë vendosur në tavanin e zi dhe një tapet me dizajn të kuq mbi parket, bën gjithë kontrastin e nevojshëm.
Një eksperiencë në restorant është pak a shumë kështu:
Gucci është pjesë e një vale në rritje të shtëpive të modës të niveleve të larta që kanë restorantet e tyre. Louis Vuitton, kohët e fundit hapi dyert për Sugalabo V, një restorant i vendosur brenda dyqanit të tij në Osaka, Tokyo.
Për realizimin e këtij artikulli dhe përdorën pjesërisht materiale nga DeZeen.