Përgatitet shpejt dhe për më tepër, mund ta bëni edhe nëse nuk jeni ekspert në kuzhinë.
Për 7-8 gota, ju nevojiten:
- 4 filxhanë kafe ekspres ( rreth 350 ml)
- 4 lugë gjelle sheqer pluhur
- 400 ml pana për ëmbëlsira
Ju mund të përgjysmoni ose shtoni sasinë e përbërsëve në bazë të sasisë përfundimtare që ju duhet, për shembull: nëse ju duhen 4 gota, do përdorni 2 filxhanë kafeje ekspres e kështu me radhë.
Përgatija:
Rrihni panën deri sa të bëhet krem i plotë dhe lërëni të qëndrojë pak në frigorifer.
Përzieni kafenë me gjysmë luge ose një lugë të plotë sheqer pluhur dhe lëreni edhe këtë në frigorifer për pak minuta.
Më pas, shtoni kafen tek kremi i krijuar nga pana dhe rrihini të dyja së bashku për rreth një minutë. Ndërkohë që rrihni përzierjen, shtoni gradualisht edhe sheqer pluhur.
Ndajeni përzierjen në gota dhe vendoseni në frigorifer. Mbajini në ngrirje 10 minuta para se t’i konsumoni, në mënyrë që të jetë sa më e ftohtë.
Mund ta shoqëroni me shurup vaniljeje, çokollatë apo diçka tjetër, sipas dëshirës.
Burimi: My Recipe