Celebrity

Charli D’Amelio rrëfen se vuan nga një çrregullim i të ngrënit

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2020

Charli D’Amelio rrëfen se vuan nga një çrregullim i

Charli D’Amelio zbuloi për herë të parë se vuan nga një çrregullim i të ngrënit me shpresën se do të inkurajojë edhe adoleshentët e tjerë si ajo që të kërkojnë ndihmë.

Përmes një postimi në Instagram Stories, 16-vjeçarja shkroi:

“Unë jam përpjekur gjithnjë që të ngre zërin kur bëhet fjalë për çështje që lidhen me imazhin e trupit, por nuk kam folur kurrë për betejën time me çrregullimet e të ngrënit. Është kaq e vështirë që ta pranoj para miqve dhe familjarëve, jo më para botës.”

Charli shtoi se shpreson se përmes mesazhit të saj të ndihmojë dikë tjetër dhe publikoi një link ku njerëzit mund të kërkojnë ndihmë. Ndër të tjera, ylli i TikTok kërkoi falje pasi më parë, postoi në TikTok këngën “Prom Queen” të Beach Bunny, ku dy fraza janë “Pusho, numëro kaloritë” dhe “Uroj të isha si ti, bjonde me sy blu dhe trup perfekt”.

“Për cilindo që po lufton me këtë gjë, unë e di se disa ditë mund të jenë më të këqija se të tjerat, por shpresoj vërtet që të kërkoni ndihmë. Dua që ta dini se nuk jeni vetëm. Kujtoni se është ok të kërkoni ndihmë. Të gjithë kemi nevojë për ndihmë ndonjëherë.