Celebrity

Kjo mund të jetë arsyeja pse Cardi B kërkoi divorcin nga Offset

Shkruar nga Anabel

16 Shtator 2020

Kjo mund të jetë arsyeja pse Cardi B kërkoi divorcin nga Offset

Sipas burimeve të shumta, Cardi B bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Offset, të martën, në 15 shtator, në Georgia, por tani po flitet edhe për disa detaje të reja që e çuan atë në marrjen e këtij vendimi.

Raporte për E! News thonë se dokumentet e paraqitura deklarojnë se martesa e tyre është “prishur në mënyrë të pakthyeshme” dhe se “nuk ka asnjë perspektivë për një pajtim”.

“Cardi nuk i beson Offset. Ajo është përpjekur vërtet gjatë dy viteve të fundit dhe është munduar ta falë atë”, tha një burim për median.

"Ka qenë e vështirë për të që nga skandali i fundit i tradhtisë dhe ka pasur zëra se ai ka qenë përsëri i pabesë ndaj lidhjes së tyre."

Një burim tjetër i tha People diçka të ngjashme në lidhje me tradhëti të pretenduara të Offset.

“Offset ka mashtruar shumë gjatë gjithë kohës, por Cardi shihte në anën tjetër, për shkak të vajzës”, tha burimi. “Ajo gjithashtu nuk dëshironte të turpërohej, por është mbushur kupa.”

Mesa duket ndarja është “shumë tronditëse për të gjithë rreth tyre”, sipas burimit që foli për E! News.

“Ata kanë jetuar së bashku, po rrisnin një fëmijë bashkë dhe nga perspektiva e një të jashtmi, dukej se gjithçka po shkonte mirë.”

Në prill të 2018-ës, Cardi komentoi për një nga herët e mëparshme që Offset u akuzua për tradhti dhe pse ajo vendosi të qëndronte me të.

"Të gjithë po më thonë “pse nuk po e lë atë” apo “ti ke vetëvlerësim të ulët”, tha ajo për Cosmopolitan.

"Unë nuk kam vetëvlerësim të ulët. E di që dukem mirë. E di që jam e pasur, e di që jam e talentuar. Unë e di që mund të marr çdo njeri që dua, çdo basketbollist, futbollist, por unë dua të punoj me tim shoq dhe nuk kam pse të shpjegoj përse."

Cardi vazhdoi:

 "Unë nuk jam prona juaj. Kjo është jeta ime…. Do të marr kohën time dhe do të marr vendimin tim ... Nuk është e drejtë ajo çfarë bëri ai, por njerëzit nuk e dinë se çfarë bëra unë, sepse nuk jam engjëll. "

Cardi dhe Offset ende nuk kanë komentuar mbi ndarjen e tyre të raportuar.

Burimi: Glamour