Brad Pitt dhe Nicole Poturalski janë bashkë prej më shumë se 9 muajsh dhe sapo fotot e para të çiftit dolën, le të themi që lidhja nuk është më aq private sa mendojnë. Pavarësisht se asnjëri prej të dyve s'e ka konfirmuar, fansat kanë nisur të kapen pas çdo detaji! Disa janë të mendimit se e dashura e re dhe Brad e urrejnë Angelina-n. Pas gjithë komenteve që modelja pa, u desh të mbronte veten dhe të shpjegohej!
Në një foto publikuar së fundmi, ku Nicole shfaqet me një fustan portokalli shkruan: "Njerëzit e lumtur nuk urrejnë!"
View this post on Instagram
Mes qindra komenteve, gjeje dhe atë që s'i shpëtonte syrit: "Nëse është kështu pse ti dhe Brad e urreni Angelina-n?"
Pse një pjesë e mirë e njerëzve mendojnë kështu nuk dihet, por edhe këtë çështje Nicole donte ta mbyllte njëherë e mirë.
"Unë nuk urrej askënd!"- u përgjigj ajo, si për të thënë me shumë diplomaci, "mjaft me Angelina-n në faqen time."