Celebrity

Njerëzit mendojnë se miqësia e Kourtney-t dhe Addison Rae është e çuditshme

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2020

 Njerëzit mendojnë se miqësia e Kourtney-t dhe Addison Rae

Kourtney Kardashian, 41 vjeç dhe ylli i TikTok, Addison Rae, 19 vjeç, kanë krijuar prej kohësh një miqësi të ngushtë.

Ato shfaqen kudo bashkë, dhe tashmë profili i Kourtney-t është i mbushur plot me foto të dy mikeshave, e cila ka miqësi edhe me pjesën tjetër të familjes Kardashian.

Sidoqoftë, e gjithë kjo, njerëzve iu duket shumë e çuditshme.

Komentet më të mëdha vërtiten rreth pyetjes:

“Për çfarë flet një 41-vjeçare me një fëmijë, me një vajzë 19 vjeç?”

Njerëz të tjerë, thonë se edhe Addison po “shndërrohet” në një Kardashian, me flokët, tualetin dhe veshjet e ngushta.

Sigurisht, këto komente nuk mungojnë as në rrjetet e tyre sociale.

Njerëzit mendojnë se miqësia e Kourtney-t dhe Addison Rae

Njerëzit janë disi të dyshimtë në “miqësinë e ngushtë” të vajzave, me një diferencë prej 22 vitesh nga njëra-tjetra.

“Kjo miqësi më duket shumë e çuditshme. Ajo është 41 vjeç dhe rri me 19-vjeçarë në pishina.”

Ky ishte një prej komenteve në foton e radhës së Kourtney-t, të cilit ajo iu përgjigj me:

“Na sugjeron ndonjë vend më të mirë? Po kërkoj për ide...”

Në lidhje me, si nisi miqësia e tyre, Addison është shprehur kështu:

“Ne (Addison dhe Kourtney) surprizuam Mason (djali i Kourtney-t), pasi ai kishte pëlqyer videot e mia në TikTok. Më pas fillova të vija përsëri dhe u bëmë shumë të afërta. Bëmë një video duke u stërvitur bashkë dhe vazhduam të ritakoheshim.”

Njerëzit mendojnë se miqësia e Kourtney-t dhe Addison Rae

Burimi: Mirror CO UK