Princesha Eugenie, vajza e vogël e Princit Andrew dhe Sarah Ferguson, është shtatzënë dhe do të lindë në fillim të vitit 2020, njoftoi këtë të premte Buckingham Palace.
“Lartësia e saj, princesha Eugenie dhe Z. Jack Brooksbank kanë kënaqësinë t’ju njoftojnë se do të bëhen prindër në fillim të vitit 2021. Duka i Jorkut dhe Sarah, dukesha e Jorkut, zoti dhe zonja Brooksbank janë të ngazëllyer nga lajmi.” - shkruhet në njoftim.
Eugenie dhe Jack Brooksbank u martuan në St George's Chapel, Windsor Castle, në tetor të vitit 2018.
Ndoëse nëna e bebit të ardhshëm është një princeshë, babai nuk ka asnjë titull dhe kështu fëmija do të jetë Master (nëse është djalë) dhe Miss Brooksbank (nëse është vajzë).