Katy Perry duket se po përshtatet më së miri me mëmësinë dhe deri më tani, ka nxjerrë leksionet e saj. Si fillim, këngëtarja vërtetoi se të jesh nënë është punë e vështirë dhe të gjithë ata që mendojnë se "mëmësia s'është punë me kohë të plotë" e kanë gabim!
"Keqkuptim shumë i famshëm: Të jesh nënë s'është punë me kohë të plotë."- shkruan Katy në Tëitter dhe pavarësisht sa janë dakord me idenë e saj, Perry vazhdon:
"Kur një mama më në fund kthehet në punë (çfarëdo profesioni qoftë) nuk është se po kthehet nga pushimet, kini parasysh që vjen nga një punë me kohë të plotë. Merreni në telefon mamin dhe thuajini sa shumë e doni!"
Pavarësisht lodhjes Katy thotë se "e do punën e plotë" si nënë e re. Daisy është vajza e parë e Katy dhe Orlando Bloom. Ky i fundit është gjithashtu baba i një djali nga martesa me Miranda Kerr-in.
Burimi: Glamour