Ndarja e Demi Lovato-s nga i fejuari Max Ehrich vazhdon të bëhet edhe më e sikletshme. Këngëtarja i dha fund fejesës 2 mujore pas 6 muajsh lidhje dhe duket se lajmi i ndarjes erdhi surprizë për të gjithë, edhe për vetë partnerin.
Ehrich, i cili aktualisht po merret me xhirimet e një filmi në Atlanta, mori kohë për të postuar disa Instastory ku sqaronte se lajmi i ndarjes u bë publik para se ai vetë ta merrte vesh.
"Imagjino ta zbulosh statusin tënd përmes një tabloidi, ndërkohë që je në mes të xhirimeve për një film."
Gjithsesi, burime për People bëjnë me dije se ish-i fejuara i Demi-it nuk po thotë të vërtetën.
"Demi ia kishte bërë të qartë që më parë se marrëdhnia e tyre kishte marrë fund dhe se shpejt do të përfundonte në portale."
Deri tani, këngëtarja nuk ka folur publikisht për ndarjen, por thuhet se arsyet e ndarjes ishin mungesa e besimit nga ana e Lovato-s dhe zënkat e kohëve të fundit i përkeqësuan gjërat edhe më.
Burimi: Glamour