Celebrity

Kris Jenner u vesh si qenushe, për arsyen më qesharake

Shkruar nga Anabel

28 Shtator 2020

Kris Jenner u vesh si qenushe, për arsyen më qesharake

Në episodin e 24 shtatorit, të Keeping Up With the Kardashians, Kris Jenner dhe i dashuri i saj, Corey Gamble, zbuluan se do të adoptonin një qenushe të quajtur Bridgette.

“Tani jemi prindër të një qeni”, u shpreh Corey. Jam shumë i lumtur, përsa kohë që Kris e kupton se edhe ajo duhet të kujdeset për të.”

Mesa duket, çifti nuk ka përputhjen e duhur, kur bëhet fjalë për kujdesin dhe trajnimin e qenit. Kris nuk u bë pjesë e klasave të trajnimit të Bridgette.

Ajo tha se ndihej keq, por ishte “e zënë” dhe “shumë e lodhur”.

Meqë 64-vjeçarja nuk e vazhdoi entuziazmin e marrjes së qenit, Corey vendosi t'i japë asaj një mësim, duke i kushtuar gjithë vëmendjen Bridgette.

39-vjeçari, tha se do të anullonte udhëtimin e radhës sepse “Bridgette vjen para të gjithëve” dhe gjëra të tjera si këto.

Këtu hyn kostumi i qenit dalmat që Kris mori.

Ndërsa Corey kthehej në shtëpi me Bridgette, ai e gjeti Kris të veshur kështu:

Kris Jenner u vesh si qenushe, për arsyen më qesharake

“Po më bën pak xheloze me atë qen dhe mendova se e vetmja mënyrë për të më kushtuar vëmendje, do të ishte po të vishesha dhe unë ashtu.”

Kris Jenner dhe Corey Gamble u njohën në gusht të vitit 2014, në një nga festat e Kanye West dhe ndonëse nuk dihet me siguri, thuhet se çifti u lidh në tetor të po atij viti.

Kris Jenner u vesh si qenushe, për arsyen më qesharake

Në mars të 2015-ës, lidhja e tyre bëhet zyrtare, në një nga episodet e Keeping Up With the Kardashians. Vetë Kris është shprehur se nuk e sheh marrëdhënien të përfundojë në martesë, ndëra Khloe Kardashian tha se nuk e mendon si një lidhje afatgjatë, por me uljet dhe ngritjet e tyre, tashmë ata janë bashkë prej 6 vitesh.

Burimi: Cosmopolitan, Mirror CO UK